Në debatin morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve kandidate për hyrje në BE (Maqedonia, Kroacia dhe Turqia) si dhe përfaqësues të KE-së dhe ekspertë nga Ministria çeke e Punëve të Jashtme.
- Zgjidhja e problemit bilateral të cilin Maqedonia e ka me Greqinë është pengesa kryesore për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe më bën optimist ajo që në këtë çështje në mënyrë të barabartë i përkushtohen kryeministrat e të dy vendeve, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Kryeministri i Maqedonisë qartë sheh se Komisioni Evropian nuk ka plan B për këtë çështje dhe shpresoj se së shpejti do të gjendet zgjidhje.
Kështu deklaroi eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në tribunën e sotme me temë "Në rrugën drejt zgjerimit të BE-së" që u mbajt në Pragë në organizim të përfaqësisë së Komisionit Evropian në Çeki.
Në debatin morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve kandidate për hyrje në BE (Maqedonia, Kroacia dhe Turqia) si dhe përfaqësues të KE-së dhe ekspertë nga Ministria çeke e Punëve të Jashtme.
Ambasadori i Maqedonisë në Çeki Igor Ilievski, u dakordua se kontesti bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë duhet të zgjidhet pa shtyrje, por konsideron se kontestet e këtilla nuk do të duhet ta prolongojnë procesin e integrimit të Maqedonisë në Union.
"Ne jemi të vetëdijshëm për rekomandimet e Komisionit Evropian dhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ato i merr parasysh, edhe pse fakti se nuk ekziston plan B nuk është edhe aq inkurajues", shtoi Ilievski.