E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sasho Sërcev kërkoi që kandidatja për zëvendës-sekretare e përgjithshme, që e propozoi javën e kaluar zëvendës-kryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, të dorëzojë dokumente me të cilat do të paraqes biografinë e saj. Propozimi i tij ishte pranuar nga katër prej shtatë anëtarëve të Komisionit, pas çka vazhdimi i ardhshëm i seancës është caktuar për të hënën.
KSHZ-ja edhe sot nuk e zgjodhi sekretarin e pėrgjithshėm dhe zėvendėsin e tij










- Komisioni zgjedhor shtetëror edhe sot nuk e zgjodhi sekretarin e përgjithshëm dhe zëvendësin e tij, pasi para dy ditëve e anuloi këtë seancë.

Sasho Sërcev kërkoi që kandidatja për zëvendës-sekretare e përgjithshme, që e propozoi javën e kaluar zëvendës-kryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, të dorëzojë dokumente me të cilat do të paraqes biografinë e saj. Propozimi i tij ishte pranuar nga katër prej shtatë anëtarëve të Komisionit, pas çka vazhdimi i ardhshëm i seancës është caktuar për të hënën.

Gjatë seancës së sotme, kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski publikisht e mbështeti sekretarin e përgjithshëm dhe zëvendës-sektarin e trupit zgjedhor të deritanishëm, duke potencuar se ata profesionalisht e kanë kryer punën dhe se ka qenë pjesë e organizimit i të gjitha proceseve zgjedhore nga viti 2004 e këndej. Novakovski dhe Tanja Alltanxhieva apeluan që seanca të mos anulohet, sepse u shkaktohet dëm bartësve aktualë të këtyre funksioneve. Të hënën skadojnë afatet ligjore, siç thanë, dhe ata duhet të paraqiten në vendet paraprake të tyre të punës.

Bedredin Ibrahimi, i cili në seancën e kaluar gjithashtu propozoi kandidat, e braktisi seancën pasi me shumicë votash është marrë vendimi që emërimi i personave për këto vende pune të anulohet. "Kjo është çmenduri. Distancohem nga kjo punë e politizuar", tha Ibrahimi.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit reaguan sepse, siç thanë, "Ibrahimi, ka përdorur fjalë fyese ndaj tyre", ndërsa kryetari i KSHZ-së Novakovski kërkoi prej tij të mos kontribuojë që Komisioni "t'i ngjajë komisioneve tjera".

"Secili ka të drejtë të propozojë ashtu siç thotë ligji. Për këtë kërkojmë veprime dhe procedura", deklaroi zëvendës-kryetari i Komisionit, Subhi Jakupi, duke reaguar në fjalët fyese të shprehura nga Ibrahimi. Për sjelljen e Ibrahimit gjatë seancës reagoi edhe Jovan Josifovski.

Publikuar: 13.11.2010 | 08:27
Lexuar: 277 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime