"Martesa do të mbahet në Jaipur, në Rajasthan dhe çdo gjë është kombinuar nga mjeku i tij. Paja është vendosur në katër mijë dollarë amerikanë, - tha Rahman me krenari në një intervistë për faqen e internetit të lajmeve "Emiratet e 24 / 7."
Nuk i mjafton pjesëmarrja në Librin e rekordeve Guiness si një super-baba me 15 martesa dhe 88 fëmijë (50 meshkuj dhe 38 femra).
Daad Murad Abdul Rahman, 64 vjeç, është betuar se do të arrijë në shifrën e 100 trashëgimtarëve brenda vitit 2015 dhe për tia dalë mbanë, do të martohet shumë shpejt me një vajzë indiane 18-vjeçare.
"Martesa do të mbahet në Jaipur, në Rajasthan dhe çdo gjë është kombinuar nga mjeku i tij. Paja është vendosur në katër mijë dollarë amerikanë, - tha Rahman me krenari në një intervistë për faqen e internetit të lajmeve "Emiratet e 24 / 7."
Ai gjithashtu ka theksuar me bindje se do të arrijë në shifrën e 100 fëmijëve.
Unë shpresoj që të arrij objektivin me nusen time të re, - tha ai.
Kjo do të jetë martesa e 16-të për Rahman, një ish-oficer i ushtrisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.