E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata parazgjedhore, ku subjektet politike do të dilnin para elektoratit për të shpalosur programet e tyre, megjithatë në mënyra të tjera kjo fushatë ka filluar dhe po merr përmasa të një gare interesante.
Ja pėrse do tė fitojė PDK-ja




Besim Muhadri

Ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata parazgjedhore, ku subjektet politike do të dilnin para elektoratit për të shpalosur programet e tyre, megjithatë në mënyra të tjera kjo fushatë ka filluar dhe po merr përmasa të një gare interesante. Interesantja e këtyre zgjedhjeve nuk është për shkak të seriozitetit dhe përgatitjeve të duhura të subjekteve politike për të dalë para elektoratit e as para vetvetes, sa nga marifetllëqet dhe pazaret që po bëjnë subjektet politike në mes vete e brenda vetes. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë.

LDK-ja, partia dikur e një kohë më e madhe në vend, sikur është para një krize të thellë, e cila pati filluar shumë më herët, por që tani shihet qartazi. Nëse vite më parë nga radhët e saj dolën një numër i konsideruar anëtarësh që përbënin kryesinë e ngushtë dhe formuan subjektin e tyre të pavarur LDD, tani në Kuvendin e fundit të saj u larguan dhe vazhdojnë të largohen edhe shumë të tjerë, qoftë duke kaluar nëpër subjekte të tjera politike, qoftë duke formuar Lista të veçanta zgjedhore. Një gjë të tillë e bënë edhe me Listën zgjedhore “Ibrahim Rugova”, të cilës i prin djali i vogël i ish presidentit, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, z. Ukë Rugova. Pas kësaj, lista është shkrirë me atë të AAK-së, të cilës i prinë z. Ramush Haradinaj, e menjëherë pas tij, z. Ukë Rugova, dhe individë të njohur që dikur ishin në LDK, të cilët në momentin që hetuan se nuk kanë më vend aty, u turrën me vrap që të formojnë këtë listë, duke e bërë subjekt të saj kryesor të birin e presidentit, një njeri shumë të përfolur gjatë këtyre viteve dhe pa ndonjë përvojë politike.

Qëllimi i “futjes” së Ukës në këtë lojë, është i qartë, që nëpërmes emrit të tij si djalë i ish presidentit të zhvatin ndonjë votë nga ajo pjesë e elektoratit që ende ka nostalgji për kohën “na ishte dikur”, e cila ka përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe para vetes kemi kohë të reja, procese të reja, të cilat janë aq dinamike, sa që koha në të cilën përbehen përpiluesit apo edhe bartësit e listës shpresëmbajtëse se do të fitojnë diçka në këtë “xhurulldi”, është shumë kontroverse dhe e vështirë për ta përballuar. Por, sidoqoftë, ata që kanë menduar të dalin me këtë listë, nuk duhet të humbin shpresat, sepse nuk i dihet “lotarisë”.

Në anën tjetër, po formohen parti dhe iniciativa të reja qytetare, në krye të të cilave janë emra të njohur, qoftë të politikës kosovare, qoftë të Lëvizjeve të cilat dikur e një kohë ishin mjaft kritikë të qeverisjes vendore, siç është në këtë rast Lëvizja “Vetëvendosja”, pastaj Fryma e Re, etj. Tani, si Albin Kurti, ashtu edhe Ilir Deda, të cilët i prijnë këtyre organizimeve te reja politike, janë shndërruar në kritikë të vazhdueshëm dhe nuk i fshehin pretendimet e tyre se do ta sfidojnë partinë më të madhe në vend PDK-në. Mirëpo, për fat të keq, si Albini, ashtu edhe Iliri, në këtë rast, nuk janë në nivel të detyrës, ngase në paraqitjet e tyre nuk janë duke e thënë asnjë gjë të re, e cila do ta joshte elektoratin në këtë kohë. Gabimi më i madh i tyre është se pas formimit të partive politike, ata në radhët e veta pranuan njerëz të kontestueshëm dhe jo të dëshmuar politikisht. Kritikat e tyre janë aq të ashpra, sa që në saje të ashpërsisë, kalojnë caqet e normales, madje edhe duke kërkuar hapje frontesh për marrjen e pushtetit.

Përdorimi i gjuhës së dhunës nëpër debate, frikëson elektoratin e stërlodhur nga fjalët dhe premtimet e mëdha të bëra gjatë të gjitha fushatave të deritanishme, të cilat ngase ishin shumë të fryra, nuk u realizuan kurrë në mënyrën e duhur. Gjuha e dhunshme e “Vetëvendosjes”, zyrtarët e së cilës nuk hezitojnë të deklarojnë e të shkojnë edhe më larg sa që do të jenë në gjendje “të japin edhe jetën” për rrëzimin e pushtetit aktual, është frikësuese, ndërsa populli e di mirë se çdo të thotë kjo.

Në anën tjetër, partia dikur më e zhurmshme, AAK, sikur nuk po bën shumë zhurmë. Në mungesë të një koncepti të qartë politik dhe të një strategjie të qartë për të marrë epitetin e partisë më të madhe në vend, kjo parti ka kaluar në “ofensivë” të pranimit në radhët e veta të të pakënaqurve që ikën nga partitë e tjera, qoftë nga PDK-ja, qoftë nga LDK-ja, AKR-ja etj. etj. Kjo taktike sikur e dëmton në masë të madhe imazhin e kësaj partie, e cila duke menduar se po forcon radhët e veta, në fakt është duke u dobësuar. Sepse pranimi në radhët e veta i njerëzve të dështuar atje ku ishin, si dhe strukturimi i këtyre njerëzve menjëherë në hierarkinë e partisë duke lënë anash aktivistët e ditëve të para të saj, po krijon një imazh të keq dhe pakënaqësi, qoftë të elektorati i gjerë, qoftë të ai i ngushtë i kësaj partie.

Kulminacioni është bashkimi i AAK-së më Listën zgjedhore “Ibrahim Rugova”. Ky akt të jep të kuptosh se AAK ka humbur imazhin e saj dhe aftësinë për të konkurruar si e vetme në garat zgjedhore të 12 dhjetorit. Fshehja pas emrit të Ibrahim Rugovës nuk është as mjeshtëri e as politikë. Me këtë akt, AAK ka humbur dhe do të humbë më shumë, ngase pas bashkimit të listave zgjedhore të të dy subjekteve do të mbesin jashtë saj shumë personalitete të AAK-së, që gjatë këtyre viteve kanë kontribuar në rritjen e imazhit të partisë, por që janë edhe figura të dëshmuara jo vetëm politike, por edhe kombëtare. Ata që e kanë menduar këtë “potez”, sigurisht që kanë parasysh ardhjen me çdo kusht në Parlament në këtë formë, në të kundërtën shansi në gjetjen në mesin e të “zgjedhurve” të popullit do ta kishin vetëm iluzion.

Në anën tjetër LDD-ja e Nexhat Dacit sikur ka mbetur nën hije. Ashtu sikurse edhe LDK-së së Isa Mustafës, që nga radhët e saj i dolën emra që përbënin imazhin e saj, edhe kësaj partie si duket po i vijnë ditë të vështira. Dalja në skenë e Ukë Rugovës, si LDK-së të udhëhequr tash rishtazi nga z. Mustafa, ashtu edhe LDD-së të z. Daci, u ka nxjerrë telashe të mëdha se cilën rrugë do ta ndjekin tani: atë të Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit përbeheshin, apo ndonjë rrugë tjetër, të cilën kanë pak kohë për ta gjetur. Sikur të deklaronin se do të bëjnë këtë punë, do të ishte hipokrizi, sepse këtë është duke e ndjekur i biri, ndërsa po të ndiqnin të gjithë të njëjtën rrugë nuk do të ishte as interesante e as serioze. Koha për të menduar për rrugën e profilizimit të tyre është shumë e shkurtër, prandaj rrezikohen që të mos arrijnë as pragun zgjedhor.

AKR-ja e Behgjet Pacollit është parti që ka humbur kredibilitetin më herët, ngase elektorati ia pat dhënë votën në saje të premtimeve të kreut të saj, ndërsa kjo parti gjatë këtyre viteve pati probleme të vazhdueshme me largimin e deputetëve që kishte dërguar në parlament.

E vetmja parti serioze që ka mbetur po shihet se është PDK-ja. Si një parti e konsoliduar, që doli shumë më e fortë pas Kuvendit zgjedhor të saj, duket se nuk ka probleme të brendshme. Po ashtu edhe struktura e saj udhëheqëse është shumë më e konsoliduar. Me një lider të vlerësuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, PDK-ja, ndonëse e shantazhuar, e kritikuar e madje edhe e kërcënuar, tashmë përbën të vetmin subjekt politik të cilit duhet besuar. Duke pasur parasysh problemet e shumta të brendshme dhe të jashtme të subjekteve të tjera politike, të cilat ende janë në kërkim të identitetit të tyre, qoftë të humbur apo të paqenë ndonjëherë, por edhe të vetë konsolidimit të PDK-së, krijohet përshtypja se kjo parti, e cila në zgjedhjet e kaluara doli subjekti i parë politik në vend, do ta ketë këtë privilegj edhe pas këtyre zgjedhjeve vendin ta udhëheqë edhe në një mandat tjetër. Sepse, të gjitha rrugët aty po shpijnë.

(Autori është magjistër i shkencave filologjike, shkrimtar dhe publicist)

Publikuar: 13.11.2010 | 01:38
Lexuar: 793 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
sadik (13/11/2010 11:54:14) te pergezoi per ket shkrim te lumt se si e ke pershkru ne tansi gjendjen faktike qe esht dhe te vetmen edhe nje shkronj ta shtoj do te ishte e tepert,te lumt te pershendes perzemersisht
A. Mitrovica (14/11/2010 15:16:29) Ja pėrse nuk do tė fitojė PDK-ja

Pran dėshirės sė madhe qė PDK tė paraqitet “partia me e madh” nė bazė tė zgjedhjeve tė manipuluara tė 17 nėntorit 2007 kur nė votime nuk morėn pjesė as 30% tė votuesve, dhe kur PDK nga ky 30% ka fitua votat e 34% (ose diku rreth 10% te votave tė pėrgjithshme), aq sa e ka caktua Brukseli! PDK i „fitoi“ zgjedhjet sepse Brukseli e dinte se me LDK kurrė nuk do te arrinte tė ndryshon as flamurin as himni dhe as festat tona kombėtaret me himnin, flamurin e festa tė huaja. Brukseli e dinte se vetėm pėrmes tė PDK mund te kaloi Plani e Kushtetuta me ligjet kolonialiste tė BE. Brukseli e dinte se vetėm kėta njerėz tė korruptuar dhe tė inkriminuar nė krime ka mundėsi qė Kosovėn ta shpronėson nga pasuria e vet nacionale dhe ti realizon tera ambiciet tjera mafioze ndėrkombėtare. PDK ishte njė instrument i dėgjueshėm i sundimin kolonial, prandaj edhe pas shpalljes sė pavarėsisė kėtyre instrumenteve ju zgjat mandati pa zgjedhje. PDK mundet tė vazhdoi te qėndron nė pushtet vetėm nėse Brukseli ia arrin ti falsifikon rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj, edhe po i bėhet thirrje BE pėr monitorimin e zgjedhjeve. Por, PDK nuk ėshtė vetėm nė kėto krime ndaj Kosovės. Pran PDK janė pėrgjegjės edhe tė gjithė deputetėt e te gjitha partive politike tė cilat e miratuan Planin dhe Kushtetutėn e Ahtisarit. Prandaj, kjo parti e Ahtisarit e ka vendin prapa grilave tė drejtėsisė dhe ne mbeturinat historike . Votat duhet te epen vetėm atyre partive dhe individėve qe ishin kundėr Planit tė Ahtisarit! Etj e tj.!!!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime