Parlamenti evropian është i gatshëm t'i pakësojë kërkesat për rritje prej 6,2 për qind dhe të dakordohet në maksimumin prej 2,9 përqindëve, të ofruar nga Britania e Madhe dhe dhjetë anëtare të tjera, por kërkoi garanci politike plotësuese se programet e ardhshme evropiane do të financohen në mënyrë adekuate.
- Shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti evropian deri mbrëmë vonë nuk arritën të arrijnë marrëveshje rreth buxhetit të vitit 2011, sepse anëtaret kërkonin zvogëlim të shpenzimeve në kohën kur imponohet kursimi edhe në terrenin vendor, ndërsa PE-ja u angazhua për garanci më të mëdha politike se programet e ardhshme të BE-së do të kenë edhe mjete adekuate.
Parlamenti evropian është i gatshëm t'i pakësojë kërkesat për rritje prej 6,2 për qind dhe të dakordohet në maksimumin prej 2,9 përqindëve, të ofruar nga Britania e Madhe dhe dhjetë anëtare të tjera, por kërkoi garanci politike plotësuese se programet e ardhshme evropiane do të financohen në mënyrë adekuate.
Negociatat ndërmjet dy palëve do të vazhdojnë të hënën, që është data e fundit për miratimin e buxhetit.
Në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së para dy javësh, kryeministri britanik, Dejvid Kameron u bëri thirrje liderëve të Unionit që ta hedhin poshtë kërkesën për rritje të buxhetit evropian, duke e theksuar nevojën për maturi në kohë të krizës.
Sekretari shtetëror belg, Melkior Vatele deklaroi se është mjaft vështirë të pranohet rritja e buxhetot evropian në kohë kur po shkurtohen buxhetet nacionale.
Buxheti i BE-së paraqet rreth 130 miliardë euro dhe pjesa më e madhe e tij shpenzohet për financim të bujqësisë dhe për ndihmë pjesëve të varfëra të Unionit.
Kryetari i PE-së, Jerzhi Busek deklaroi se në këtë moment të përpjekjeve në ekonomi, shtetet në BE duhet të jenë të koordinuara, ndërsa prej atje edhe nevojat për buxhet më të madh të BE-së.
"Shtetet anëtare sipas të gjitha gjasave nuk kuptojnë se tregjet financiare më tepër besojnë në zgjidhje evropiane se sa në 27 zgjidhje të ndryshme", deklaroi ai.
Nëse marrëveshja nuk arrihet deri të hënën në mesnatë, buxheti evropian për vitin 2011 do të caktohet në nivele mujore, që do ta pakësojë mundësinë që paraprakisht të planifikohen programe, siç është vendosja e tërësishme e shërbimit diplomatik evropian