Miliarderi Vladislav Doronin është i martuar prej 21 vitesh dhe ka një vajzë 12 vjeçe. Duhet të ketë qënë vërtet një goditje e rëndë për fotomodelen e famshme, Venerën e zezë, Naomi Campbell kjo martesë sekrete e Vladislavit.

Ajo rezulton e fejuar me pasanikun rus prej një viti dhe është shfaqur në publik duke deklaruar lidhjen e saj pa e fshehur nga paparacët. Ndërsa të gjithë prisnin që Naomi të përfundonte në altar me rusin simpatik, në skenë del e shoqja e tij.
Gruaja e Doroninit, Ekaterina 44 vjeçare e cila deri tani ka qëndruar e heshtur përballë kësaj lidhjeje, i ka kërkuar së fundmi fotomodeles të largohet nga shtëpia e Vladislav, ku Naomi po qëndron prej kohësh.
"Është e kotë, Vladislav është i martuar me mua dhe ne jemi çift prej kohësh. Naomi gënjen vetën duke menduar se do të më marrë burrin tim", thotë ajo. Por, Naomi, që njihet për karakterin e saj inatçi, jo vetëm që nuk tërhiqet, por i qëndron fort idesë që ti qëndrojë të dashurit të saj të martuar. Nuk dihet sesi do të pëfundojë kjo histori.