Ne ndajmë të njëjtin vlerësim se shqiptarët do të bashkohen mes tyre në Bruksel, pasi me këtë vizion arrijmë të krijojmë një shpejtësi të re në proceset integruese në të gjithë rajonin e Ballkanit", theksoi Haxhinasto, raporton Start.
Njohja e diplomave të ndërsjella si dhe rritja e bashkëpunimit në fusha të infrastrukturës ishin disa nga temat që u diskutuan sot midis ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha si dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
Ne ndajmë të njëjtin vlerësim se shqiptarët do të bashkohen mes tyre në Bruksel, pasi me këtë vizion arrijmë të krijojmë një shpejtësi të re në proceset integruese në të gjithë rajonin e Ballkanit", theksoi Haxhinasto, raporton Start.
Duke vlerësuar kontributin e z.Dinosha dhe partisë së tij në proceset reformuese në Malin e Zi dhe reformat që zhvillohen atje për integrimin europian, Haxhinasto uroi edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat.
"Marrja e statusit të vendit kandidat na gëzon pasi dëshirojmë që fqinjët tanë të jenë sa më shpejt anëtarë të BE-së", u shpreh Ministri i Jashtëm shqiptar.
Ndërsa ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejshëm mes Podgoricës dhe Tiranës.
"Shqiptarët, kudo ku jetojnë, janë të angazhuar për integrimin europian dhe euroatlantik të rajonit dhe shtetet tona tashmë tregojnë gatishmëri për të vazhduar këtë rrugë për integrimin e shqiptarëve mes tyre dhe në Evropë", përfundoi ministri Dinosha.