E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për Kosovapress, Çitaku, e cila mbrëmë për herë të parë mori pjesë në seancën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ka shprehur keqardhjen se populli serb vazhdon të jetë peng i politikave të vjetra të pushtetit në Beograd.
Vlora Ēitaku: Zanieri pėrfaqėson njė strukturė qė i ka dalė boja






Zëvendësministrja e Jashtme në largim e Kosovës, Vlora Çitaku, prezantimin e mbrëmshëm të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiq në Këshillin e Sigurimit e ka cilësuar si vazhdimësi të iluzioneve të politikës së vjetër të Beogradit karshi Kosovës, ndërsa ka kërkuar përfundimin e mandatit të misionit UNMIK, pasi tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Në një intervistë për Kosovapress, Çitaku, e cila mbrëmë për herë të parë mori pjesë në seancën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ka shprehur keqardhjen se populli serb vazhdon të jetë peng i politikave të vjetra të pushtetit në Beograd.

Ajo gjithashtu flet edhe për nevojën e përfundimit të mandatit të misionit UNMIK në Kosovë, derisa për njohje thotë se për këtë mund të flasë vetëm kur të vijnë ato zyrtarisht.

Kosovapress: Si e vlerësoni seancën e Këshillit të Sigurimit, pasi ju për herë të parë bëtë aty prezantim në emër të Kosovës?

Çitaku: Tash ekziston një traditë e tabluar e raportimeve tremujore lidhur me progresin e arritur në Kosovë. Përgjithësisht e mira është që çdo ditë e më shumë, çdo herë e më shumë vërehen zëra që e mbështesin Kosovën dhe progresin e saj në Këshillin e Sigurimit, po rriten madje-madje zërat edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë ë Kosovës dhe nuk po i mbyllin sytë karshi progresit që po e arrijmë ne çdo ditë. Përgjithësisht mund të thuhet që ekziston një frymë politike pozitive dhe bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja çdo ditë e më shumë po bëhet më e hapur ndaj Kosovës dhe progresit që po zhvillojmë.

Kosovapress: Si i pritët vërejtjet e Jeremiqit ku shumë anëtarë të KS edhe nuk e përkrahën?

Çitaku: Kishim një konfrontim në mes të realitetit dhe iluzionit. Ajo çfarë prezantoi ministri Jeremiq është thjesht një iluzion, një përsëritje e një politike të vjetruar, e cila vazhdon të jetojë në Serbi dhe e cila përmban ëndrrat e së kaluarës. Fatkeqësisht, nuk kemi këndellje në Beograd përkundër qartësisë së opinionit të GJND-së dhe përkundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sidoqoftë, ne nuk presim diçka tjetër nga Serbia fatkeqësisht. Nuk është hera e parë që politikanët e Serbisë e përdorin Kosovën si mënyrë për të bërë ngritjen dhe avancimin në karrierat e tyre politike, mirëpo është për të ardhur keq që edhe populli serb vazhdon të mbetet peng i një politike të vjetruar me fytyra të reja, e cila vazhdon të zhvillohet atje.

Kosovapress: Disa anëtare të Këshillit të Sigurimit i akuzuan mediet e Kosovës se kanë shkruar kundër UNMIK-ut. Si e pritët ju këtë akuzë?

Çitaku: Këtu ka diçka kontradiktore dhe paradoksale. Në Kosovë mediet janë të lira që të shkruajnë dhe të raportojnë, dhe liria e shtypit dhe e fjalës është e garantuar në Republikën e Kosovës. Normalisht që elementet të cilat do të synonin jetën dhe sigurinë kombëtare duhet të jenë të rezervuara, megjithatë çdo gjë tjetër është në kuadër të lirisë së shprehjes dhe në kuadër të normales, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt, apo jo.

Kosovapress: Po si janë raportet tuaja me zotin Zanier?

Çitaku: Të them të drejtën, nuk është se kemi ndonjë raport specifik dhe nuk ka asgjë personale në këtë kontekst. Zoti Zanieri përfaqëson në Kosovë një strukturë të cilës tashmë i ka dalë boja. Nuk ka më hapësirë UNMIK-u për të operuar me mandatin që e ka pasur më herët posaçërisht jo pas opinionit te GJND-së. Realiteti politik, juridik, por edhe ai ndërkombëtar, të cilin e kemi në Kosovë përjashton UNMIK-un me mandatin që ka pasur më herët dhe bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht OKB-ja, duhet të gjejë një mënyrë për të riformuluar prezencën e saj në Kosovë.

Kosovapress: Përpos këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës, a jeni duke vazhduar që të fitoni njohje të reja?

Çitaku: Po, unë e kam shfrytëzuar qëndrimin tim në Nju Jork për t’u takuar me përfaqësues shtetesh që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në vazhdimësi marrim premtime dhe siguri që njohje do të vijnë, megjithatë unë do ta rezervoj veten për deklarime më të hollësishme.

Kosovapress: Por, diçka më konkrete nuk ka?

Çitaku: Mendoj se është një traditë tashmë e tabluar në Ministrinë e Jashtme që për njohje në mënyrë eksplicite të flasim vetëm pasi të vijnë zyrtarisht.

Publikuar: 14.11.2010 | 09:55
Lexuar: 1178 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime