E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 1991, një vit pasi partia e saj Lidhja për Demokraci fitoi bindshëm në zgjedhje, që më pas u anuluan nga regjimi, ajo u vlerësua me cmimin Nobël për Paqen.
Aung San Suu Kyi , simboli i rezistencės paqėsore










Ashtu si dhe lideri i Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Aung San Suu Kyi është bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës paqësore ndaj regjimeve shtypëse.

65 vjecarja i ka kaluar shumicën e 20 viteve të fundit në forma të ndryshme burgimi për shkak të përpjekjeve të saj për të sjellë demokracinë në Birmaninë e qeverisur nga regjimi ushtarak.

Në vitin 1991, një vit pasi partia e saj Lidhja për Demokraci fitoi bindshëm në zgjedhje, që më pas u anuluan nga regjimi, ajo u vlerësua me cmimin Nobël për Paqen.

Kryetari i komitetit, Francis Sejested, e cilësoi atë si një shembull të jashtëzakonshëm për fuqinë e të dobtëve.

E anashkaluar nga regjimi për të marrë kontrollin rreth dy dekada më parë, ajo gjithësesi mbetet një simbol i fuqishëm shprese për shumë njerëz të vendit të saj.

Suu Kyi: Baza e demokracisë? Fjala e lirë

Liderja demokrate e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, u shpreh se “baza e lirisë demokratike është liria e fjalës.”

Suu Kyi foli para mbështetësve të saj, të mbledhur në selinë e partisë që ajo udhëheq, Lidhja për Demokraci.

“Mos të humbim shpresën. Unë do të luftoj me të gjitha forcat dhe të gjitha mjetet demokratike që populli i Birmanisë të kontrollojë qeverinë e tij”, u shpreh Suu Kyi.
Aung San Suu Kyi , simboli i rezistencës paqësore

Publikuar: 14.11.2010 | 02:25
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime