E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot në fshatin Kamjan, komuna e Bogovinës, u vendos gur-themeli i objektit të ri të kolexhit Jahja Kemal. Në suaza të kësaj shkolle të mesme private, përveç ndërtesës shkollore, u filluan edhe punët për ndërtimin e fushës sportive, si objket të cilin drejtoria e kolexhit Jahja Kemal e bën për banorët e kësaj komune.
Vihet gurthemeli i fushės sportive nė Komunėn e Bogovinės

Sot në fshatin Kamjan, komuna e Bogovinës, u vendos gur-themeli i objektit të ri të kolexhit Jahja Kemal. Në suaza të kësaj shkolle të mesme private, përveç ndërtesës shkollore, u filluan edhe punët për ndërtimin e fushës sportive, si objket të cilin drejtoria e kolexhit Jahja Kemal e bën për banorët e kësaj komune.

Sipas zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi, i cili mori pjesë në solemnitet, bëhet fjalë për projekt i cili është përgatitur tashmë një kohë të gjatë dhe për të cilin interesim ka treguar vetë kolexhi, pas çka bashkarisht është vendosur që ai të ndërtohet në Kamjan.

"Do të vazhdojmë ta promovojmë dhe mbështesim punën e kolexhit "Jahja Kemal", sepse rezultatet të cilat i arritën gjatë veprimtarisë së vet të deritanishme në Maqedoni, i radhitë në radhët e shkollave më të mira të mesme në shtet", deklaroi Ademi.

Ai paralajmëroi se procesi i hapjes së filialeve të kolexhit "Jahja Kemal" do të vazhdojë edhe në vende të tjera në Maqedoni.

Në vendosjen e sotme të gur-themelit në Kamjan morën pjesë edhe disa ministra të Qeverisë së Maqedonisë, si dhe deputetë të Kuvendit nga radhët e BDI-së.

Sipas paralajmërimeve nga përfaqësuesit e "Jahja Kemal", kolexhi për këtë dedikim mori rreth 38 mijë metra katrorë tokë shtetërore, për çka shteti fitoi rreth 4 milionë e 182 mijë denarë.
Komuna e Bogovinës - Filluan punimet për ndërtimin e fushës sportive në Kamjan

Publikuar: 14.11.2010 | 17:24
Lexuar: 983 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime