Zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi me këtë rast tha se ky vendim është një premtim i dhënë para qytetarëve kumanovar dhe tanimë i realizuar. Në vijë të njejt ishte edhe zv/ministrja e arsimit Lindita Qazimi e cila vlerëson se me këtë hap do të krijohen lehtësira për funksionimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor.
Një pjesë e kazermës së qytetit të Kumanovës, Hristijan Todorovski-Karposh prej sot do të shfrytëzohet për nevojat e fakultetit të Administratës së Biznesit të USHT-së në Kumanovë dhe për nevojat e shkollës së mesme të bujqësisë.
Zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi me këtë rast tha se ky vendim është një premtim i dhënë para qytetarëve kumanovar dhe tanimë i realizuar. Në vijë të njejt ishte edhe zv/ministrja e arsimit Lindita Qazimi e cila vlerëson se me këtë hap do të krijohen lehtësira për funksionimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor.
"Sot për Kumanovën dhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë e lumtur sepse në mënyrë solemne dorëzuam edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë me çka një pjesë e kazermës së Kumanovës i jepet Ministrisë së Arsimit për nevojat e arsimit të mesëm dhe atij të lartë", tha Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër.
"Ne sot si ministri realizojmë edhe një premtim të dhënë për qytetarët e komunës së Kumanovës në sferën e arsimit, ku sot edhe zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes na jepen një pjesë e objekteve të kazermës për nevojat e USHT-së por poashtu edhe për nevojat e shkollës së mesme të Bujqësisë në Kumanovë. Shpresojmë se këto objekte do të plotësojnë edhe kushtet për një ndjekje normale të procesit edukativo arsimor...", u shpreh Lindita Qazimi, zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Edhe dekani i fakultetit të Administratës së Biznesit të USHT-së në Kumanovë, Metush Sulejmani shprehet i kënaqur nga vendimi që atyre tu jepet një pjesë e kazermës së qytetit pasi një gjë e tillë ka qenë më se e nevojshme.
"Ne kemi pasur nevojë që të zgjerohemi me hapësira të reja pasi këtë vit startojmë me vitin e tretë që d.m.th kemi mbi 1200 studentë, prandaj objekti ku jemi atje nuk i plotëson të gjitha kushte dhe mendoj se ky objekt këtu do ti plotësojë të gjitha kushtet që ne të kemi një proces edukativ arsimor sa më cilësor", shpreson Metush Sulejmani, dekan i Fakultetit.
Çelsat e objekteve që deri më tani kanë qenë nën kompetenca të Ministrisë së Mbrotjes, i dorëzoi Ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski. Ai tha se prej sot ato i kalojnë për menaxhim Ministrisë së Arsimit.
Valmir Kuçi