FSHF konfirmon se për këtë miqësore nuk do të marrë pjesë edhe mesfushori Ervin Skela. Ai ka pësuar një dëmtim në kavilje. Pas ekzaminimeve të para të stafit mjeksor, prezenca e tij në fushë ditën e mërkurë në ndeshjen përballë Maqedonisë është në
rrezik, thanë për ATSH-në burime nga FSHF.
Gjergji Mima
- Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Pogradec për ndeshjen miqësore të 17 nëntorit ndaj Maqedonisë.
Sipas burimeve nga FSHF, në ditën e parë të stërvitjes kanë munguar disa titullarë të ekipit. Portieri Samir Ujkani, Lorik Cana, Armend Dallku, Ahmed Jonuzi dhe Kristi Vangjeli mbërrijnë sot pas impenjimeve me klubet e tyre në kampionatet evropiane, ndërkohë që Salihi edhe pse ka qenë i pranishëm, nuk është stërvitur me skuadrën.
FSHF konfirmon se për këtë miqësore nuk do të marrë pjesë edhe mesfushori Ervin Skela. Ai ka pësuar një dëmtim në kavilje. Pas ekzaminimeve të para të stafit mjeksor, prezenca e tij në fushë ditën e mërkurë në ndeshjen përballë Maqedonisë është në
rrezik, thanë për ATSH-në burime nga FSHF.
Në dyshim është edhe prezenca e mesfushorit Gilman Lika, që aktivizohet tek skuadra turke e Diabakirsporit. Lika ka qenë i dëmtuar që një javë më parë, por trajneri Kuzhe ka preferuar ta grumbullojë megjithëse me dyshime për aktivizimin e tij. Ndërkohë edhe mesfushori Altin Lala vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe prej kohësh nuk aktivizohet as tek skuadra e tij e Hanoverit.
Takimi miqësor ndaj Maqedonisë do të luhet në orën 18:00 në stadiumin Skënderbeu të Korçës. Biletat do të hidhen sot në treg dhe çmimet e tyre do të jenë 500 dhe 200 lekë. Ndërsa ende nuk është vendosur nëse trajneri Josip Kuzhe do të jetë në tribunë apo ne stol.