E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë.
Personat e prekur nga reumatizmi





Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë.

Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit. Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon.

Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind. Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

Publikuar: 15.11.2010 | 16:51
Lexuar: 582 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime