Këtë e paralajmëroi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të ndërmerret për shkak se investitorët potencialë të hidrocentraleve të vogla ankohen në procedurat administrative dhe se nga 400 lokacionet e ofruara realizohen vetëm 65.
- Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë me realizimin e proektit të hidrocentraleve të vogla dhe do të përpiqet që t'i shpejtojë procedurat, ndërsa së shpejti do të ketë pako të pestë në të cilën do të ofrohen lokacione për ndërtimin e tyre.
Këtë e paralajmëroi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të ndërmerret për shkak se investitorët potencialë të hidrocentraleve të vogla ankohen në procedurat administrative dhe se nga 400 lokacionet e ofruara realizohen vetëm 65.
"Nuk do ta ndërpresim projektin për shkak të procedurave administrative, por do të mundohemi që t'i shpejtojmë procedurat. Rastet të cilat janë më të komplikuara për implementim do të bëhen pjesë e axhendave për punën e Komitetit për ekspanzim ndërtimor në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet të cilët mund të ndihmojnë që të shpejtohet realizimi i projekteve", theksoi Besimi pas hapjes së Javës Globale të sipërmarrësisë.
Ai përmendi se këto probleme ishin pritur për shkak se janë paraparë edhe në marrëveshjet për ndërtim të hidrocentraleve të vogla.
Ministri Besimi theksoi se ekziston interes i madh nga kompanitë për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, si dhe për përkrahjen e tyre financiare nga ana e Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe bankat e tjera. Paralajmërime për përkrahje, siç tha, ka edhe nga Korporata Financiare Ndërkombëtare IFC edhe nga Institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.