E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti Branko Cërvenkovski, sot në sallën solemne në Parlament ka dekretuarë Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë, me rastin e jubileut 60-vjeçar të institucionit më të vjetër të lartë arsimor në vend.












Presidenti Branko Cërvenkovski, sot në sallën solemne në Parlament do ta dekorojë Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë, me rastin e jubileut 60-vjeçar të institucionit më të vjetër të lartë arsimor në vend.

Kabineti i Presidentit të RM-së kumtoi se Univesiteti i Shkupit e merr Dekoratën për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në veprimtarinë shumëvjeçare shkencore, mësimore dhe aplikative, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë si shtet bashkëkohor demokratik në botë.

Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" është universiteti i parë shtetëror dhe në përbërjen e tij janë 21 fakultete dhe dhjetë institucione. Më 16 prill të vitit 1945 Prezidiumi i Kuvendit popullor të Maqedonisë ishte i autorizuar të përpunojë Ligj për universitetin në Shkup.

Për një periudhë të shkurtë, Komisioni katëranëtarësh, në përbërje të Mihail Petrushevskit, Harallampie Polenakoviq, Gjorgji Shoptrajanov dhe Bllazhe Koneskit, i ka parashtruar raport Ministrisë së Arsimit me konkludimin që të hapet Iniversitet në Shkup.

Institucioni i parë ishte Fakulteti Filozofik me dy degë - Historik-filologjik dhe Natyror-matematikor. Fakulteti në mënyrë solemne u hap më 29 nëntor të vitit 1946, ndërsa ligjëratën e parë më 16 dhjetor të vitit të njëjtë e mbajti dr. Harallampie Polenakoviq.

Në vitin 1947 u formuan edhe Fakulteti i Mjekësisë dhe i Bujqësisë-pylltarisë. Këto tri fakultete e përbënin Universitetin e parë në Republikën e Maqedonisë, i cili zyrtarisht ishte formuar me Ligjin për Universitetin në Shkup, të miratuar më 29 janar të vitit 1949 nga Kuvendi popullor i RP të Maqedonisë. Atë vit, më 24 prill është mbajtur Asamblea e parë universitare, në të cilën rektor i parë i Universitetit ishte zgjedhur dr. Kiril Miljovski. Në historinl e vet, me USHCM kanë udhëhequr 22 rektorë.

Paralelisht me veprimtarinë arsimore të fakulteteve, realizohej edhe puna shkencore e institucioneve shkencore. I pari i formuar në vitin 1948 është Instituti për histori kombëtare, ndërsa vitin tjetër edhe Instituti për folklor. Studimet e para pasdiplomike u organizuan në Fakultetin ekonomik në vitin 1961/62.

Në vitin 1969, Këshilli universitar vendosi që Universiteti në Shkup ta mbajë emrin e iluministëve sllovenë Cirili dhje Metodi, ndërsa në vitin 1992 është sjellur edhe vendimi që para emrit të vëllezërve nga Selaniku të qëndrojë edhe epiteti "shën".

Gjatë 60 viteve të shkuara në USHCM kanë diplomuar mbi 123.000 studentë, kanë specializuar dhe magjistruar 5.500 pasdiplomik dhe kanë doktroruar 2.700 persona. Në vitin e parë prej fillimit të punës së fakultetit të parë (Filozofiok) në vitin akademik 1946/47 ishin regjistruar 548 studentë.

Bërthama e parë mësmidhënëse ishte krijuar nga mësimdhënës të cilët kishin doktroruar në universitetet e Jugosllavisë së paraluftës, në Ballkan dhe në Evropë dhe nga profesorë të dalluar të shkollave të mesme. Kur u themelua, USHCM ka pasur 59 mësimdhënës të përhershëm dhe 18 asistentë.

Sot ai numëron 1.299 kuadro mësimore, 775 kuadro mësimore ndihmëse dhe 244 të angazhuar në institutet shkencore. Gjatë periudhës ës kaluar, Universiteti u bë kopsht i kuadrove, nga i cili më vonë janë formuar edhe universitetet e tjera shtetërore dhe private në Maqedoni. Nga kuadri i USHCM në vitin 1967 është formuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë.

Sot në USHCM, në të gjitha vitet studiojnë rreth 35.000 studentë. Universiteti i ndjek tendencat botërore në arsimin e lartë, duke i realizuar reformat të ndërmarra me Deklaratën e Bolonjës.

Në ekzistimin e vet prej gjashtë dekadash, Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" fitoi dy mirënjohje të larta - në vitin 1969 me rastin e dy dekadave të ekzistimit me Dekret të Presidentit të RSFJ-së ishte dekoruar me Dekoratën për merita për popull me yllin e artë dhe me çmimin e AVNOJ-it. /mia/

Publikuar: 11.03.2009 | 19:40
Lexuar: 1107 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime