Kriza ekonomike globale po i godet rëndë banorët e rajonin të Ballkanit Perëndimor dhe ky është njëri nga faktorët që po ndikon negativisht dhe në besimin e tyre tek institucionet.
Ky është një nga përfundimet e sondazhit të përvitshëm të realizuar nga Gallupi, një firmë konsulencash e specializuar në kryerjen e sondazheve, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin - një iniciativë e fondacioneve evropiane që mbështet iniciativat, të cilat synojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Sondazhi, i cili njihet si Monitori ballkanik, synon të ndjekë fenomenet dominante në 7 vendet aspirante për anëtarësim në bllok.
Për edicionin e tij të dytë u intervistuan nga një mijë vetë në secilin vend për një sëri çështjesh: që nga gjendja ekonomike, tek korrupsioni, besimi në institucione, deri tek dëshira për të migruar.
Andrzej Pyrkal nga Gallupi i tha BBC-së se ishin të befasuar që situata ekonomike në Ballkan nuk është përmirësuar pas një viti të vështirë në 2009-ën. Kjo do të thotë se situata materiale e njerëzve nuk është në gjendje më të mirë.
Përshembull në Serbi, rreth 70 për qind e të intervistuarve thanë se kanë vështirësi në përballimin e jetës së përditshme...Dhe në Kosovë ne vumë re një gjë interesante. Tradicionalisht, që kur ne nisëm t'i bënim këto sondazhe, kosovarët kanë qenë më optimistët në rajon, më të kënaqur me situatën e tyre materiale. Tani, në 2010-ën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Banorët ankohen për situatën e vështirë ekonomike.
Sipas tij, kjo ka të bëjë me situatën ekonomike në një perspektivë më të gjerë në Evropë, sepse shqiptarët nga Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në Maqedoni janë tradicionalisht grupi që ka më shumë pjesëtarë që migrojnë për arsye ekonomike.
Shumë analistë kanë vënë re se emigrantët nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë remitanca në të njëjtin nivel si më parë. Ky fakt demonstrohet shumë qartë në Kosovë.
Një nga pyetjet që bëmë ne për sondazh, i tha BBC-së Pyrkal, ishte nëse të intervistuarit kishin marrë para nga jashtë dhe përqindja e tyre që kishin marrë dërgesa në para ose në mall ka rënë nga 26 për qind, në 15 për qind brenda vetëm një viti.
Mirëpo Pyrkal si fenomen pozitiv të vitit të fundit përmend se Nuk e di nëse është rezultat i fushatave antikurrupsion apo politikave të qeverisë, por duket se njerëzit janë shumë më pak të detyruar të paguajnë ryshfete për të kryer punë. Ky është zhvillim shumë mbresëlënës brenda një viti të vetëm.
Po të marrim p.sh. rastin e Maqedonisë, në 2009-ën i pyetëm njerëzit para intervistës, a ju është dashur të jepni ryshfet për të kryer punë dhe 20 për qind e të intervistuarve thanë po - kjo është një e pesta e popullsisë, shifër e lartë kjo. Këtë vit kjo shifër u ul në 13 për qind.
Sondazhi ka arritur në përfundimin se besimi në institucione në mbarë Ballkanin Perëndimor është mjaft i ultë... Ata nuk e shohin atë zhvillimi që i presin të gjithë - që njerëzit të fillojnë të besojnë tek institucionet. Kanë kaluar 15 vjet që nga konfliktet e mëdha në Ballkan dhe vendet janë në rrugën drejt integrimit evropian dhe pritet që demokracitë të bëhen më të qëndrueshme, më të shëndetshme dhe që njerëzit të nisin të kenë besim tek to. Por kjo nuk po ndodh.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor shihet se besimi i popullit tek qeveritë e tyre, tek sistemi i drejtësisë, po bie. Maqedonia është një rast shumë domethënës. Përqindja e besimit ndaj institucioneve në vend, si qeveria, institucionet fetare, media dhe sistemi i drejtësisë,si në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe në mesin e maqedonasve sllavë, po bie shumë shpejt. Kjo, sipas mendimit të Pyrkal ka të bëjë me situatën shumë të vështirë materiale...Të papunët në Maqedoni kanë shumë pak shpresa se situata e tyre do të përmirësohet.
Të dhënën e sondazhit të Gallupit se 90 për qind e kosovarëve besojnë se autoritetet dhe bizneset janë të korruptuara... Pyrkal e shpjegon me faktin se tradicionalisht kjo përqindje është shumë e lartë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne bëjmë një pyetje shumë të përgjithshme: A mendoni se korrupsioni është i përhapur? Dhe pastaj pyesim si për botën e biznesit, ashtu dhe për qeveritë. Numri i atyre që thonë se qeveria është e korruptuar është shumë i madh. Në Shqipëri, që ka një nga përqindjet më të vogla, është 69 për qind dhe në Kosovë, Kroaci e Bosnjë Hercegovinë është mbi 85 për qind.
Në sondazhet e fundit Gallup ka nxjerrë në përfundimin se "shumica e njerëzve që dëshirojnë të migrojnë" janë në Shqipëri- 42 për qind, ndërkohë që vetëm një e pesta e të intervistuarve në Bosnjë mendojnë të njëjtën gjë. Por, Pyrkal konsideron se nuk duhet të pritet një rritje gjigante e numrit të migrantëve. Por nga ana tjetër, ne e bëmë këtë pyetje në Shqipëri dhe në Bosnjë-Hercegovinë: Çfarë prisni të ndodhë pas fillimit të regjimit të udhëtimit pa viza. Në Shqipëri, 39 për qind e të intervistuarve thanë se emigracioni do të rritet ndjeshëm, kështu që brenda vendit, njerëzit besojnë se kjo do të çojë në rritej të ndjeshme të migracionit.
Tags. Ballkani, Gallupi, sondazhiKriza ekonomike globale po i godet rëndë banorët e rajonin të Ballkanit Perëndimor dhe ky është njëri nga faktorët që po ndikon negativisht dhe në besimin e tyre tek institucionet.