E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pyetjen nëse në referendum do ta përkrahin ndryshimin e emrit me qëllim që vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së pozitivisht u përgjigjën 30,7 për qind.
Qytetarėt e Maqedonisė duan hyrje nė NATO dhe nė BE, por pa ndryshimin e emrit





Hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE e përkrahin 79,8 për qind e të anketuarëve, por 62,6 për qind u përgjigjën, "jo" nëse kusht për këtë është ndryshimi i emrit,tregojnë rezultatet nga sondazhi i zbatuar telefonik me 1111 të anketuar nga data 12 deri më 15 nëntor, nga ana e Institutit për hulumtim politik nga Shkupi (IHPSH).

Në pyetjen nëse në referendum do ta përkrahin ndryshimin e emrit me qëllim që vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së pozitivisht u përgjigjën 30,7 për qind.

Rejting më të madh nga partitë politike ka VMRO-DPMNE-ja, pas saj është Lidhja socialdemokrate, ndërsa në bllokun shqiptar të partive besim më të madh ka BDI-ja, kurse menjëherë pas saj edhe PDSH-ja, tregojnë rezultatet nga sondazhi i zbatuar telefonik me 1111 të anketuar nga data 12 deri më 15 nëntor, nga ana e Institutit për hulumtim politik nga Shkupi (IHPSH).

Njëherit, për VMRO-DPMNE-në janë prononcuar 23 për qind e të anketuarve, ndërsa për Lidhjen sociademokrate 11,5, ndërsa partitë e tjera nga blloku maqedonas gëzojnë besim më të vogël se 1 për qind. Në bllokun shqiptar, BDI-ja ka 6,5 për qind, ndërsa rejtingu i PDSH-së është 2,9 për qind, kurse Demokracia e Re fitoi 1,4 për qind nga votat e të anketuarve. Përqindja e të papërcaktuarve është 24,4 për qind.

Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, 27,6 për qind janë prononcuar se nuk do të votojnë, ndërsa përgjigje nuk kanë 24,4 për qind e të anketuarve. Për VMRIO-DPMNE-në do të votonin 23, për LSDM-në 11 për qind, ndërsa BDI-ja ka marrë 6,5 për qind të votave, PDSH-ja 2,9 për qind, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer.

Besim më të madh nga politikanët ka Nikolla Gruevski me 23,5 për qind të të anketuarve, ndërsa me 9,2 për qind pas tij është Branko Cërvenkovski. Tek Ali Ahmeti besim më të madh kanë 6,8 për qind, tek Menduh Thaçi 3,4, ndërsa tek Imer Selmani 2,3 për qind.

Qëllimi i anketës së zbatuar është që të shihen perceptimet e qytetarëve për integrimet euro-atlantike dhe çështjen e emrit dhe si këto politika shprehen mbi rejtingun e partive politike dhe liderët e tyre.

Publikuar: 16.11.2010 | 19:02
Lexuar: 499 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime