Në muajin e ardhshëm do të dihet cili është futbollisti më i mirë në botë për këtë vit, i cili për herë të parë do të fitojë shpërblimin e përbashkët nga revista e njohur France Football dhe FIFA.
Në muajin e ardhshëm do të dihet cili është futbollisti më i mirë në botë për këtë vit, i cili për herë të parë do të fitojë shpërblimin e përbashkët nga revista e njohur France Football dhe FIFA.
Tashmë dihet lista e ngushtë e atyre që konkurrojnë për Topin e Artë, ndërsa njëri ndër kandidatët më serioz llogaritet mesfushori holandez Uesli Shnaider, i cili në edicionin e kaluar me Interin e fitoi titullin e kampionit të Italisë, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa me kombëtaren holandeze arriti deri në finale të Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Afrikën e Jugut. Holanda në finale u mposht nga Spanja me rezultat 0:1.
Përveç shumë njohësve që e favorizojnë Shnaiderin për Topin e Artë, këtë mendim e ka shprehur edhe anëtari i kombëtares gjermane dhe Bajernit të Munihut, Bastian Shvainshtaiger, i cili po ashtu gjendet në listën e ngushtë të kandidatëve për këtë çmim. Po të arrinte Holanda të stolisej me titullin e kampionit të botës, është e qartë se nuk do të kishte asnjë dyshim se kush do të shpallej futbollisti më i mirë në botë. Mirëpo, mendoj se edhe tashti nuk është e paarsyeshme të flasim.
Shnaider ka mahnitur me lojërat e tij dhe mendoj se ai duhet të shpallet më i miri, ka thënë mesfushori gjerman, duke shtuar: Shpërblimi duhet ti takoj dikujt që ka qenë më i miri në skuadrën e tij, që është kampion i Evropës në konkurrencën e klubeve apo kampion i botës me kombëtare. Duke marrë parasysh se Shnaider e plotëson njërin kusht, ndërsa ishte shumë afër edhe të dytit, atëherë vlerësoj se ai duhet të nderohet me çmimin për futbollistin më të mirë në botë, para gjithë të tjerëve, pra edhe para Çavit e Iniestës.