E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendësministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, guvernatori i Bankës Popullore, Petar Goshev dhe shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Ves Mekgru sot do ta publikojnë verdiktin e bisedimeve dyjavore që i zhvilluan gjatë vizitës së rregullt të FMN-së në Maqedoni.
FMN-ja e pėrfundon misionin e rregullt nė Maqedoni





Zëvendësministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, guvernatori i Bankës Popullore, Petar Goshev dhe shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Ves Mekgru sot do ta publikojnë verdiktin e bisedimeve dyjavore që i zhvilluan gjatë vizitës së rregullt të FMN-së në Maqedoni.

Autoritetet financiare të Maqedonisë dhe përfaqësuesit e FMN-së biseduan për kredinë e hapur të cilin Fondi ia ofroi Maqedonisë në vlerë prej 400 milionë eurosh, për projeksionet buxhetore për vitin e ardhshëm, si dhe për planet afatmesme.

Linja e hapur kreditore e pakushtëzuar Maqedonisë i është ofruar gjatë Asamblesë vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, sipas deklaratave të atëhershme të përfaqësuesve zyrtarë, me shkallë të volitshme të kamatës prej 1,3 për qind në vit.

Linja e hapur kreditore është instrument i ri i FMN-së, i cili ka për qëllim t'u ndihmojë vendeve me politika të shëndosha ekonomike për përballje më të lehtë me krizën. Maqedonia është vendi i parë me të cilin Fondi bisedon për këtë instrument të ri.

Publikuar: 17.11.2010 | 14:30
Lexuar: 273 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime