Ndryshe nga emrat e lartë cekur, këngëtarja Mihrie Braha veç sa ishte kthyer nga një turne që e kishte pasur në Amerikë. Mos prezenca e saj në Kosovë, nuk ia kishte mundësuar që të përgatit asgjë për drekën e Bajramit, megjithatë ajo na tregoi një detaj shumë interesantë që i kishte ndodh për herë të parë në jetën e saj.
Arben Gjinaj

Gjatë udhëtimit me aeroplan nga Amerika për në Kosovë, pikërisht kur data ka shënuar 15 nëntor, ajo e ka pasur edhe datëlindjen, gjë të cilën e ka festuar në aeroplan. Më ka ndodhur një përputhje shumë interesante.
Për herë të parë e festova ditëlindjen në qiell. Më 15 nëntor unë pata ditëlindjen dhe më qëlloi të jem në aeroplan. Kur e kuptuan këtë stjuardesat na sollën një shampanjë dhe ëmbëlsira, kështu që së bashku me Naimin e festuam, thotë ajo.
Ndërkohë, Braha tregoi se së bashku më Naimin dhe djalin Platorin pasdite kishin vendosur që tju bëjnë vizitë familjarëve të tyre, me çrast të festojnë edhe ditën e Kurban Bajramit.