Rektor Abazi do të jetë doktori i gjashtë i nderit i UEJL. Në emrin tim dhe në emër të kryetarit të Bordit të Universitetit, Dr. Dennis Farrington, përzemërsisht Ju ftoj në këtë ngjarje të veçantë, ku do të promovohen edhe doktorët që kanë mbrojtur disertacionet e tyre gjatë vitit të fundit akademik.
Ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së titullit doktor honoris causa rektorit të emeritus profesor Alajdin Abazit dhe promovimin e doktorëve të shkencës
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), do ti ndajë titullin Doctor Honoris Causa ish-rektorit, profesor Alajdin Abazi, të premten, 19 nëntor 2010.
Rektor Abazi do të jetë doktori i gjashtë i nderit i UEJL. Në emrin tim dhe në emër të kryetarit të Bordit të Universitetit, Dr. Dennis Farrington, përzemërsisht Ju ftoj në këtë ngjarje të veçantë, ku do të promovohen edhe doktorët që kanë mbrojtur disertacionet e tyre gjatë vitit të fundit akademik.
Pas ceremonisë do të shtrohet një koktej rasti në Qendrën e gjuhëve, në UEJL.
Data: 19 nëntor 2010 (e premte)
Koha: në orën 13:00
Vendi: UEJL, Tetovë, Amfiteatri LH-2
UEJL ka kënaqësi me rastin e pjesëmarrjes suaj në këtë ceremoni.
P.S. Para fillimit të Ceremonisë, për nder të të Ditës së drurit, në orën 12:00, para objekteve 816 dhe 817, do të bëhet mbjellja e fidanëve.
Me respekt,
Rektori
Prof. dr. Zamir Dika