E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit për vitin e ardhshëm kemi planifikuar ndërtimin edhe të rrugës për në fshatin Krushopek", ka deklaruar Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.
Lėshohet nė pėrdorim rruga pėr nė Svillare










- Komuna e Sarajit sot në mënyrë solemne ka lëshuar në përdorim rrugën e asfaltuar në fshatin Svillare. Projekti është realizuar në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe kap vlerën prej diku rreth 8 milion denarë.

"Asfaltimi i kësaj rruge e cila arrin gjatësinë prej rreth 1, 5 kilometrash, ishte nevojë e domosdoshme duke pasur parasysh dëmtimin e plotë të kësaj rruge në të cilën dekada të tëra nuk është mirëmbajtur e as investuar. Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit për vitin e ardhshëm kemi planifikuar ndërtimin edhe të rrugës për në fshatin Krushopek", ka deklaruar Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Në përurimin e kësaj rruge ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku Koce Trajanovski.

“Për hirë të festës së Kurban Bajramit kemi nderin në mënyrë solemne ta lëshojmë në përdorim asfaltimin e rrugës për në fshatin Svillare. Ne si qytet i Shkupit vitin e kaluar në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, lëshuam në përdorim rrugën që lidh fshatrat Rashçe dhe Kopanicë, këtë vit rrugën e Svillares, ndërsa vitin e ardhshëm rrugën për në Krushopek, kështu që kemi marrë për obligim që për çdo vit të ndërtojmë nga një rrugë të re", ka deklaruar kryebashkiaku Trifun Kostovski.

Publikuar: 17.11.2010 | 16:52
Lexuar: 608 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime