Këtë në konferencën e sotme për shtyp e njoftoi sekretari i përgjithshëm i SHGM-së Gazmend Ajdini. "Për momentin kemi 197 anëtarë me status të rregulluar", tha Ajdini dhe shtoi se edhe në ditën e Kuvendit presin të anëtarësohen edhe më shumë.
- Në Kuvendin zgjedhor të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) që do të mbahet të shtunën në sallën 5 të Panairit të Shkupit, do të zgjidhet udhëheqësia e re e kësaj shoqate - kryetari i ri i SHGM-së, Këshilli drejtues dhe mbikëqyrës dhe Këshilli i nderit.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e njoftoi sekretari i përgjithshëm i SHGM-së Gazmend Ajdini. "Për momentin kemi 197 anëtarë me status të rregulluar", tha Ajdini dhe shtoi se edhe në ditën e Kuvendit presin të anëtarësohen edhe më shumë.
Ai apeloi deri te të gjithë gazetarët të cilët ende nuk e kanë rregulluar anëtarësimin, ta shfrytëzojnë mundësinë deri më 19 nëntor dhe t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme për rregullim të anëtarësimit. Anëtarësimi për anëtarët e rinj të SHGM-së do të zhvillohet edhe në vetë ditën e Kuvendit zgjeddor prej orës 9 deri në orën 10.
Ata gazetarë të cilët do të dëshirojnë të anëtarësohen të shtunën me vete duhet të kenë letërnjoftim, vërtetim për marëdhënien e punës nga mediumi në të cilin punojnë, biografi personale, dy fotografi dhe 150 denarë për anëtarësim deri në fund të vitit. Hollësitë rreth anëtarësimit dhe se kush mund të jetë anëtar mund të merren në ueb-faqen e SHGM-së www.znm.org.mk.
Ajdini paralajmëroi se për gazetarët të cilët e kanë paralajmëruar prezencën e tyre, do të kenë transport falas nga Tetova, Ohri, Strumica, Shtipi, Manastiri dhe Kumanova.
I pyetur se kush janë kandidatët zyrtarë për kryetar të SHGM-së, Ajdini tha se deri tani për opinionin janë bërë të njohur Nazim Rashiti, Mira Kostiq dhe Naser Selmani.