Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim publikoi dje në Londër raportin vjetor për vendet në tranzicion, ku edhe këtë vit vlerëson se Shqipëria do të shënojë rritjen më të lartë në Europën juglindore me 3 për qind.

Në BERZH mendojnë se rritja ka ardhur për shkak të disa faktorëve, si mosprekja e drejtpërdrejtë nga zhvillimet ekonomike globale, stabiliteti makroekonomik dhe politikat e kujdesshme financiare.
Në një intervistë që i dha BBC-së, ekonomisti përgjegjës për Europën juglindore në BERZH, Peter Sanfey, shpjegon se ndërsa bizneset e vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, vendi ka mbetur pak prapa në zhvillimin e potencialit qe ka për eksport.
Duke mos qenë vend anëtar, Kosova nuk përfshihet në raportin e BERZH-it, por eksperti i BERZH-it thotë se vendi ka shënuar disa përparime në fushën e zhvillimit dhe reformave.