E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari Osmani gjithmonë ka kërkuar zgjidhje për përfundimin e kësaj salle duke marrë parasysh se SHMK "Gostivari" ka mbi 3200 nxënës. Kjo është dëshmuar në faktin që në gati çdo takim qoftë me përfaqësues qeveritar, qoftë me ndërkombëtarë kërkesa e parë e kryetarit ka qenë përkrahja financiare për përfundimin e kësaj salle.
Arrihet marrėveshje pėr pėrfundimin e sallės sė gjimnazit tė Gostivarit










Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr Rufi Osmani në takim me ministrin e arsimit dhe shkencës Nikolla Todorov arriti që të sigurojë financim për përfundimin e sallës së shkollës së mesme komunale "Gostivari" me çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori për sipër mbulimin financiar në vlerë prej 300.000 EUR ndërsa komuna e Gostivarit do të mbulojë aspektin e kyçjes së sallës në rrjetin infrastrukturor dhe rregullimin e oborrit te gjimnazit te qytetit.

Me këtë do të zgjidhet një problem me të cilin janë ballafaquar vite me radhë mbi 3000 nxënës, gjegjësisht mungesën e hapësirës për ushtrime fizike.

Salla e cila u nis të ndërtohet më 2005 nga pushteti i kaluar për shkak të keqmenaxhimit në procedurat e tenderimit ngeli e papërfunduar deri më tani.

Kryetari Osmani gjithmonë ka kërkuar zgjidhje për përfundimin e kësaj salle duke marrë parasysh se SHMK "Gostivari" ka mbi 3200 nxënës. Kjo është dëshmuar në faktin që në gati çdo takim qoftë me përfaqësues qeveritar, qoftë me ndërkombëtarë kërkesa e parë e kryetarit ka qenë përkrahja financiare për përfundimin e kësaj salle.

Sipas marrëveshjes tenderimi i investimit do realizohet nga Ministria e Arsimit dhe punimet për përfundimin e sallës pritet të përfundojnë më së voni në pranverën e vitit 2011 .
Arrihet marrëveshje për përfundimin e sallës së gjimnazit të Gostivarit

Publikuar: 18.11.2010 | 11:00
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime