E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zbulimi i gjenit që shkakton mbipeshën do të mund të na drejtonte drejt zhvillimit të tabletave revolucionare kundër mbipeshës. Shkencëtarët nga universiteti Oksford kanë zbuluar lidhjen e drejtpërdrejtë mes gjenit FTO dhe mbipeshës.
Zbulohet gjeni qė shkakton mbipeshėn




Mbipesha dhe të ushqyerit e tepërt drejtpërsëdrejti janë të lidhur me gjenin aktiv, theksojnë ekspertët.

Zbulimi i gjenit që shkakton mbipeshën do të mund të na drejtonte drejt zhvillimit të tabletave revolucionare kundër mbipeshës. Shkencëtarët nga universiteti Oksford kanë zbuluar lidhjen e drejtpërdrejtë mes gjenit FTO dhe mbipeshës.

Hulumtimi ka pasuar pas zbulimit të variantit gjenetik FTO në vitin 2007, e cila me siguri se është e ndërlidhur me mbipeshën.

Njerëzit me dy kopje të këtij varianti gjenetik, mesatarisht janë më të rëndë për 3 kilogramë, në krahasim me ata persona që nuk posedojnë një gjen si ky.

Në hulumtimin e fundit shkencëtarët kishin rritur një mi me dy kopje të gjenit FTO. Ata kishin zbuluar se minjtë që ishin përdorur për këtë eksperiment kishin konsumuar më shumë dhe ishin më të rëndë në krahasim me minjtë e tjerë.

“Ky hulumtim na ka bindur se gjeni FTO është shumë i rëndësishëm dhje shkakton mbipeshën. Tash mund të krijojmë barna që do ta zvogëlonin aktivitetin e gjenit FTO, që njëherësh do të ishin edhe barna kundër mbipeshës”, tha profesori Fransis Ashkroft.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pas njëzet javëve, miushja me dy kopje të gjenit FTO, ishte shumë më e rëndë në krahasim me një mi tjetër.

Shkencëtarët janë shumë të sigurt se dallimet në peshë mes njerëzve me dy kopje të gjenit FTO dhe njerëzve normalë janë shumë të dukshme

Publikuar: 18.11.2010 | 11:20
Lexuar: 562 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime