E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vllaznia gjendet në vendin e 4-t në renditje me 17 pikë, dhe në takimin e Ballshit, për trajnerin Josa do të mungojë vetëm mesfushori Olsi Gocaj, si pasojë e pezullimit për arsye kartonash.
Bylis – Vllaznia, ndeshja qė ēel fazėn e  dytė tė Superligės



Gjergji Mima

- Superliga do të çelë fazën e
dytë të saj me javën e 12-të, me ndeshjen e së premtes Bylis-
Vllaznia.

Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylis, që renditen
të 10-të me 10 pikë, do të duhet të luajnë pa mbështetjen e tifozerisë
vendase si pasojë e dënimit me 2 ndeshje që Komisioni i Disiplinës në
FSHF u ka dhënë ballshiotëve pas kontestimeve që kishin në ndeshjen
ndaj Shkumbinit, për mos lejimin e transmetimitt të takimit “live” nga
televizionet. Kjo gjë solli fillimin me gati një orë vonesë të
ndeshjes që më pas u fitua 3-2 nga Bylis.

Për ekipin e drejtuar nga trajneri maqedonas Nikolla Ilievski, kjo
ndeshje ka mjaft rëndësi për ecurinë e mëtejshme në kampionat, ku çdo
pikë është e vlefshme për t’u larguar nga zona e “ftohtë” e rënies nga
Kategoria Superiore.

Ndërkohë, shkodranët duket se kanë gjetur formën e duhur, që me
ardhjen në pankinë të trajnerit Mirel Josa. Këtë fakt e dëshmon qartë
fitorja 2-0 javën e shkuar në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës.

Vllaznia gjendet në vendin e 4-t në renditje me 17 pikë, dhe në
takimin e Ballshit, për trajnerin Josa do të mungojë vetëm mesfushori
Olsi Gocaj, si pasojë e pezullimit për arsye kartonash.

Superliga do të vijojë ditën e shtunë me takimet Tirana-Elbasani dhe
Skënderbeu-Besa që luhet në orën 16:00, sërish nën ndriçimin e
prozhektorëve.

Të dielën do të përballen në Vlorë dy skuadrat që kryesojnë
kampionatin pas fazës së parë. Flamurtari i pari me 25 pikë, do të
presë Dinamon, e dyta me 23 pikë, në një ndeshje me aromë titulli.

Ndërsa po të dielën do të zhvillohet edhe takimi mes Laçit dhe Teutës.
Java e e 12-të e Superligës do të mbyllet ditën e hënën me takimin e
qytetit të Krujës, ku Kastritoti do të presë ekipin e Shkumbinit.


- Ndeshjet e javës së 12-të të Superligës


Të premten
Bylis-Vllaznia ora 13:00


Të shtunën
Tirana-Elbasani ora 13:00
Skënderbeu-Besa ora 16:00

Të dielën
Laçi-Teuta ora 13:00
Flamurtari-Dinamo ora 13:00

Të hënën
Kastrioti-Shkumbini ora 13:00


- Renditja e Kategorisë Superiore në javën e 11-të:


Flamurtari 25
Dinamo 23
Skënderbeu 22
Vllaznia 17
Tirana 15
Teuta 15
Shkumbini 14
Laçi 14
Kastrioti 11
Bylis 10
Besa 8
Elbasani(-3) 6

Publikuar: 18.11.2010 | 17:41
Lexuar: 679 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime