Gjithnjë e më e madhe është dukuria e rezistencës antimikrobe, theksoi Osmani, e cila është arsye edhe për epilogje fatale edhe për pasoja tek pacientët, por edhe për paraqitje të shumë sëmundjeve ngjitëse të cilat janë rezistente edhe ndaj antibiotikëve më të ri dhe më të shtrenjtë.
Të rritet vetëdija e qytetarëve për përdorim racional të antibiotikëve dhe e punonjësve shëndetësorë, të cilët është e domosdoshme t'i respektojnë protokollet nacionale dhe udhëzimet për përdorimin e tyre, por edhe të jepen me përshkrim të reçetës, me qëllim që të vazhdohet përdorshmëria e tyre në luftën kundër një numri të madh të sëmundjeve ngjitëse, të cilat ishin vdekjeprurëse para zbulimit të antibiotikëve. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në simpoziumin shkencor, organizuar me rastin e shënimit të Ditës evropiane për përdorim racional të antibiotikëve - 18 Nëntorit.
Gjithnjë e më e madhe është dukuria e rezistencës antimikrobe, theksoi Osmani, e cila është arsye edhe për epilogje fatale edhe për pasoja tek pacientët, por edhe për paraqitje të shumë sëmundjeve ngjitëse të cilat janë rezistente edhe ndaj antibiotikëve më të ri dhe më të shtrenjtë.
"Përdorimi i pakontrolluar dhe iracional i antibiotikëve është i dëmshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Në përgatitje është strategjia nacionale për përdorim racional të antibiotikëve, e cila së shpejti do të gjendet edhe në mbledhje të Qeverisë dhe do të duhet të miratohet", theksoi Osmani.
Ai theksoi se është e domosdoshme që të respektohet rekomandimi sipas të cilit, barnatoret nuk guxojnë të japin antibiotikë pa reçetë.
Prof.dr. Nikolla Jankullovski, dekan i Fakultetit të Mjekësisë-Shkup, në fjalimin para të pranishmëve në simpozium, tha se si në Evroëë, ashtu edhe në spitalet në Maqedoni, rezistenca antibiotike paraqet një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë e pacientëve dhe kjo dukshëm ndikon në epilogun e mjekimit dhe ndaj kohëzgjatjes mesatare të qëndrimit në spital.
Drejtori i Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë, ass.dr. Shaban Memeti theksoi se duke këmbyer përvoja për praktikat më të mira preventive në interes të ruajtjes së shëndetit të popullatës, është konstatuar se ekziston nevoja që të promovohet përdorimi adekuat i antibiotikëve tek pacientët, si në mbrojtjen primare, ashtu edhe në atë sekondare dhe terciare shëndetësore.
Dr. Gollubinka Boshevska, koordinatore nacionale për rezistencë pranë Institutit për shëndet publik, tha se rezistenca antibiotike është një problem shëndetësor publik në rritje.
Evropa Jugore, theksoi ajo, ka rezistencë antibiotike tre herë më të madhe në krahasim me Evropën Veriore. Dukuri të rezistencës së madhe antibiotike tregojnë Greqia, Malta dhe kjo sipas Boshevskës, paraqet rrezik për sigurinë nacionale të atyre shteteve.
"Sa më i madh të jetë prëdorimi i antibiotikëve, aq më e madhe është rezistenca. Jo çdoherë nevojitet të përdoret antibiotiku, ndërsa atëherë kur duhet të përdoret, ajo duhet të bëhet me rekomandim të mjekut i cili e ndjek gjendjen", shtoi Boshevska.