E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Dhënia e bonove nga komunat ndodh për herë të parë në Republikën e Maqedonisë. Ekziston pajtueshmëri nga të dy palët që me ndihmën e USAID-it të punojnë në këtë çështje. Presim që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të përfundojnë përgaditjet dhe komunat e para të Maqedonisë të dalin me bono", deklaroi zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Takim BNJLV - Qeveri, komunat nga viti i ardhshėm do tė ndajnė bono





Bordi udhëheqës i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJLV) dhe përfaqësues të Qeverisë, të kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot biseduan për disa çështje thelbësore lidhur me procesin e decentralizimit, siç janë financimi i komunave dhe ndarja e bonove komunale.

Bonot e para që duhet të jepen nga ana e komunave priten në gjysmën e vitit të ardhshëm pasi të përfundojnë përgaditjet e nevojshme.

"Dhënia e bonove nga komunat ndodh për herë të parë në Republikën e Maqedonisë. Ekziston pajtueshmëri nga të dy palët që me ndihmën e USAID-it të punojnë në këtë çështje. Presim që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të përfundojnë përgaditjet dhe komunat e para të Maqedonisë të dalin me bono", deklaroi zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Komunave, në të cilat për shkak të llogarive të bllokuara nuk mund të kalojnë në fazën e dytë të decentralizimit, do t'ju ndihmohet me huazime nga Qeveria, të cilat do të jepen në periudhë më të gjatë kohore, kurse do të bisedohet edhe me firmat që të prolongohet afati apo të riprogramohe borxhet, që komunat i kanë ndaj tyre.

"Do të bisedojnë rreth dhënies së borxhit për periudhë më të gjatë kohore në pajtim me buxhetin e komunave që të mund t'i kthejnë në më shumë se pesë deri dhjetë vite. Gjithashtu do të bisedojmë edhe me firmat, të cilave u kanë borxh komunat rreth riprogramimit apo prolongimit të këtyre borxheve", deklaroi kryetari i BNJLV-së dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Zëvendës-kryeministri Stavreski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me dhënien e borxhit me qëllim që të zhbllokohen llogaritë dhe komunat t'i plotësojnë obligimet tjera të domosdoshme për kalim në fazën e dytë.

Komunat janë të kënaqura nga buxheti i projektuar për arsimin për vitin e ardhshëm, ndërsa shpresojnë se periudha prej gjashtë muajve deri më 1 korrik të vitit 2011 do të jetë e mjaftueshme që të përgatiten t'i marrin kompetencat për disponim me tokën shtetërore për ndërtim nga Ministria e Transportit.

"Mendojmë se është periudhë e mjaftueshme për kuadrot tona që të trajnohen si të menaxhojnë me këtë tokë", tha Trajanovski.

Publikuar: 18.11.2010 | 20:50
Lexuar: 347 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime