E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nisemi menjëherë për te vendi, ku personi tregtar i votave na pret. E pyesim fillimisht se kujt do të mund t’ia shiste votat. Por, çka e shtyn këtë njeri dhe familjen e tij që pa problem të ndërrojë bindjen politike dhe të votojë për cilëndo parti që kompenson.
Vota nė shitje, 20 copė 1000 euro!





Është kaq e mjerueshme gjendja sociale në Kosovë, saqë ka qytetarë që do të shisnin votat e tyre për cilëndo parti që ofron para të gatshme. Një votë kushton 50 euro dhe një familje prej 20 anëtarësh ka vënë një shpallje në internet, duke pritur oferta për të dhënë votat në këmbim të 1000 eurove.

Është koha për të mbledhur vota. Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri te zgjedhjet, partitë politike po luftojnë për secilën votë. E 20 prej tyre tashmë janë vënë online në ankand, si ofertë e hapur për partitë e interesuara.

Oferta për këto vota presin 4 numra telefoni. Kohavision thërret dhe bëhet palë ndërmjetësuese për të marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë.

Nisemi menjëherë për te vendi, ku personi tregtar i votave na pret. E pyesim fillimisht se kujt do të mund t’ia shiste votat. Por, çka e shtyn këtë njeri dhe familjen e tij që pa problem të ndërrojë bindjen politike dhe të votojë për cilëndo parti që kompenson.

Tashmë ai e ka fiksuar çmimin. Ky me siguri nuk është rasti i vetëm që qytetarë të Kosovës janë të gatshëm të shesin votat e tyre. Instituti Demokratik i Kosovës e quan këtë fenomen korruptiv. Ndërkohë, në Policinë e Kosovës thonë se duhet denoncim për të marrë ndonjë veprim. (ktv)

Publikuar: 18.11.2010 | 23:23
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime