E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Periudha e deritashme ka qenë periudhë e vështirë, periudhë sfidash dhe problemesh, mirëpo falë menaxhimit transparent dhe me përgjegjësi të plotë të parave publike, me të drejtë jemi optimist se vitet në vijim do të jenë vite të investimeve më të mëdha.
Harta e investimeve tė komunės sė Gostivarit








Komuna e Gostivarit publikoi hartën ku në formë vizuele janë paraqitur investimet infrastrukturore që janë bërë në mandatin e kryetarit Prof.dr. Rufi Osmani. Harta mund të shihet në linkun vijues: http://bit.ly/9Wqhlh

Harta e investimeve është e shoqëruar me fjalën e kryetarit Osmani për qytetarët e Komunës së Gostivarit:

Të nderuar qytetarë,

Më poshtë është harta e investimeve infrastrukturore të Komunës së Gostivarit, prej kur më keni besuar mandatin si kryetar komune. Shumica e këtyre investimeve janë bërë me mjete nga buxheti i Komunës së Gostivarit, kurse një numër i konsiderueshëm i tyre janë realizuar falë partneritetit publiko-privat, partneritet ky që tanimë ka filluar të japë rezultatet e para pozitive.

Jemi të vetëdijshëm për nevojën që secili qytetar të ketë rrugë të rregulluar, ujësjellës e kanalizim, sipërfaqe të gjelbëruara, ndriçim publik dhe kushte tjera infrastrukturore. Andaj,
jemi nisur nga parimi që të investojmë në çdo cep të komunës duke tentuar që gati secili vendbanim të ketë një investim infrastrukturor.

Ndonëse mandatin e filluam me një gjendje shumë të rëndë financiare në komunë, si rrjedhojë e menaxhimit financiar pa asnjë përgjegjësi nga pushtetit i kaluar komunal, prapëseprapë arritëm të sigurojmë fonde për investime kapitale dhe paralelisht të zvogëlojmë borxhet e trashëguara.

Periudha e deritashme ka qenë periudhë e vështirë, periudhë sfidash dhe problemesh, mirëpo falë menaxhimit transparent dhe me përgjegjësi të plotë të parave publike, me të drejtë jemi optimist se vitet në vijim do të jenë vite të investimeve më të mëdha.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Gostivarit
Prof.dr. Rufi Osmani

Publikuar: 19.11.2010 | 11:47
Lexuar: 709 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime