Statuja e mermertë e shekullit të dytë e zotit romak të luftës dhe e Venerës, perëndeshës së dashurisë dhe të bukurisë, është rregulluar për 70.000 euro, mirëpo pa i respektuar teknikat tradicionale të restaurimit, shkruan gazeta e përditshme italiane La Repubblica.
Një statujë romake e perëndisë Mars e ekspozuar në zyrën e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, është restauruar i është shtuar një penis i ri, me urdhër speciale nga udhëheqësi i Italisë, i cili personalisht ka qenë i përfshirë në një varg skandalesh seksuale.
Statuja e mermertë e shekullit të dytë e zotit romak të luftës dhe e Venerës, perëndeshës së dashurisë dhe të bukurisë, është rregulluar për 70.000 euro, mirëpo pa i respektuar teknikat tradicionale të restaurimit, shkruan gazeta e përditshme italiane La Repubblica.
Puna restauruese është kryer me urdhër ekspres nga kryeministri, shkruan gazeta, e cila sqaroi se statuja është huazuar nga muzeu Terme di Diocleziano dhe është e ekspozuar në hyrjen zyrtare të Palazzo Chigit të Berlusconit. Por, arkitekti i kryeministrit, Mario Catalano, ka thënë se restaurimi ishte i autorizuar dhe se pjesët e shtuara mund të hiqen.
Unë e kam marrë vendimin, ka sqaruar ai, duke shtuar se ministria e trashëgimisë ka miratuar punët restauruese dhe se ato skanë kushtuar asnjë lirë ngase janë kryer nga restauruesit e punësuar nga qeveria italiane, e drejtuar nga magnati i medieve Berlusconi.
Janë dy filozofi të restaurimit, ka komentuar ai. Njëra është vetëm pastrimi i veprës dhe lënia e asaj ashtu si është. Tjetra përfshin ribërjen e veprës, pa e dëmtuar atë, për të dhënë një pasqyrë të saj ashtu siç ishte krijuar ajo fillimisht, është shprehur Catalano.
Arkitekti i Berlusconit tha se pjesa e humbur i është bashkëngjitur origjinalit me një sistem magnetik, por ai nuk sqaroi në mënyrë të detajuar se si funksion një gjë e tillë.
Përveç penisit, restauruesit po ashtu u kanë shtuar nga një dorë perëndive Mars e Venera.
Organet gjenitale mashkullore shpesh u janë hequr statujave antike romake në të kaluarën si suvenire bizare, e po ashtu edhe për shkak të modestisë së tepërt gjatë epokës katolike.
E përditshmja e majtë La Repubblica komentoi se shuma e parave të shpenzuara është tronditëse, duke konsideruar shkallën e reduktimeve që Italia po i bën buxhetit të saj për kulturën. Kjo është një kirurgji e vërtetë estetike e kryer me teke personale të kryeministrit, ka thënë Manuela Ghizzoni e Partisë Demokratike opozitare.
Berlusconi aktualisht është i përfshirë në dy skandale seksuale, me një grua që pretendon se ka fjetur me udhëheqësin italian dy herë në shkëmbim të një pagese prej 10.000 euro.
Berlusconi, 74 vjeçar, i ka dënuar sulmet e pahijshme kundër tij. (AFP/The Guardian)
Sështë hera e parë
Kjo nuk është hera e parë që Silvio Berlusconi është akuzuar për ndërhyrje në vepra të artit. Dy vjet më parë, punonjësit e qeverisë mbuluan gjinjtë e një trupi lakuriq në një mural që vërehej dukshëm prapa kryeministrit kontrovers gjatë konferencave për medie.