E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SHGM do të insistojë që të ndërmerren analiza konkrete profesionale nëpërmjet të cilave do të përcaktohen veprimet për t’u arritur qëllimi: Dinjitet i gazetarisë dhe gazetarëve. Mendoj se ka ardhur koha për të vepruar nëpërmjet profesionalizmit të lartë. Prandaj analizat duhet të jenë të qarta për:
Voto Nazim Rashidin pėr kryetar tė SHGM-sė



Programi i plotë - Për Gazetarinë...


Pas përkrahjes dhe mbështetjes që po marr, vendosa të kandidoj për postin e Kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Vendimin për të hyrë në garë ma bën më të lehtë kolegët që janë nga redaksi dhe media të ndryshme. Së bashku mendoj se mund të ndihmojmë të bëjmë ndryshim në ambientin mediatik në Maqedoni.


Më poshtë ju prezantoj programin e plotë:

Gazetaria


Jo vetëm debat por është e nevojshme që më në fund të fillojë edhe veprimi. Gazetaria si profesion por dhe gazetarët do të duhet të marrin rolin e tyre më dinjitoz në shoqëri. Fokusi i veprimit do të jetë përmisimi i statusit të tyre prandaj mbështes fortë krijimin e sindikatës. Shoqata e Gazetarëve duhet të jetë bartësja e rolit të pa kompromis për zhvillimin e demokracisë.

Një mbështetje të veçantë duhet të marrin korrespondentët ndaj të cilëve presionet janë më direkte dhe megjithatë ata edhe përkundër sfidave sjellin në vëmendje realitetin edhe nga vendet më të thella.

Por gazetarët dhe gazetaria nuk do të mund të marrin rolin që ne të gjithë dëshirojmë nëse nuk përqendrohemi tek profesionalizmi ynë. Mendoj se ka ardhur koha që të jemi më direkt për mangësitë tona, më kritik për gabimet, më të ashpër ndaj atyre që shkelin ato parime mbi të cilat ne duam të marrim respektin në shoqëri.

SHGM do të insistojë që të ndërmerren analiza konkrete profesionale nëpërmjet të cilave do të përcaktohen veprimet për t’u arritur qëllimi: Dinjitet i gazetarisë dhe gazetarëve. Mendoj se ka ardhur koha për të vepruar nëpërmjet profesionalizmit të lartë. Prandaj analizat duhet të jenë të qarta për:

- Sa janë të paguar gazetarët

- Si janë të paguar gazetarët

- Si e kanë të rregulluar statusin formal dhe juridik

- Çfarë presionesh kanë gazetarët (biznesi, politika, menaxhmenti, …)

- Çfarë marrëdhëniesh ka mes pronarëve dhe gazetarëve

Bashkëpunim me institucione të ndryshme, të vendit dhe të huaja nga sfera mediatike. Por veç debateve dhe seminareve, SHGM do të nxisë dhe botimin e punimeve nga të cilat do të kenë përfitim të gjithë pjesëmarrësit në sferën mediatike. SHGM bashkë me sindikatën do të nxisin diskutime për rregullim ligjor të të drejtave të gazetarëve. SHGM do të angazhojë një avokat të përhershëm i cili do të jetë i specializuar në të drejtën mediatike. SHGM do të iniciojë trajnime dhe specializime për avokatë në këtë fushë, kjo nëpërmjet organizatave ndërkombëtare. Përforcim dhe mbështetje më e madhe për gazetarët nga gjithë vendi nëpërmjet qendrave rajonale. Debatet dhe diskutimet për rëndësinë e këtij profesioni për demokracinë duhet të ndodhin në të gjithë vendin. Zë më i fuqishëm i korrespondentëve për problemet në gazetari. SHGM do të jetë transparente ndaj publikut dhe rregullisht do të publikojë të gjitha analizat, shkeljet dhe vërejtjet ndaj dhe për gazetarët. Analiza dhe publikime që do të kenë në fokus përmisimin e profesionalizmit të gazetarëve. Dinjitetit do ta marrim nëse korrigjohemi vetë kur bëjmë gabime. SHGM do të iniciojë debate që të arrihet një nivel më i lartë vetë rregullimit. Prezantim i idesë së “Ombutspersonit Mediatik”. SHGM do të përkrahë dhe nxisë iniciativa për përforcimin e RTVM-së publike. SHGM do të tregojë kujdes për specifikat e medieve që raportojnë në gjuhë të ndryshme. Gazetaria do të përparojë nëse ka profesionalizëm në të gjitha redaksitë, pa varësisht se në çfarë gjuhe raportojnë. Nëse ka interes do të krijohen seksione të posaçme por specifikat në gazetari (sport, ekonomi, kulturë..) SHGM do të tregojë interes të posaçëm për gazetarët kameramanë dhe fotoreporterë si dhe për nevojat e tyre specifike. SHGM do të tregojë interes për të diskutuar statusin e gazetarëve që punojnë me honorarë.

Unitet

Që të arrihet përparimi duhet të krijohet një unitet i gjerë mes gazetarëve. Vlerësoj lartë angazhimin e të gjithë atyre që përpiqen të kontribuojnë në mbrojtjen e profesionit të gazetarëve dhe dinjitetit të tyre, prandaj që në fillim propozoj që të gjithë ata që janë në garë të përfshihen në strukturat e SHGM-së. Ne kemi një qëllim, prandaj dhe angazhimi duhet të jetë i përbashkët.

Komunikim i rregullt me anëtarësinë Vendimet do të sillen së bashku, me shumicë votash Konsultime më të gjëra me anëtarësinë para vendimeve të rëndësishme Takime të rregullta me organet e SHGM-së, takime të cilat do të caktohen nga vetë anëtarët, të cilat sipas nevojës do të jenë edhe më të shpeshta

Autonomi

SHGM do të duhet të kujdeset për një autonomi më të madhe në profesionin e gazetarisë. I duhet thënë “jo” presioneve politike, interesave të biznesit, instrumentalizimit. Për këtë do të duhet të tejkalohen dallimet, të shihen çështjet nga këndi i gazetarëve për çka do të duhet solidaritet. SHGM do të krijojë ambient që të flitet për rëndësinë e autonomisë të profesionit të gazetarit me të gjitha subjektet e sferës mediatike. Detyra të vështira këto, për të cilat do të duhen kohë dhe kushte, por nuk janë të pa arritshme. Unë jam i gatshëm të përpiqemi dhe besoj se do të kemi sukses.

SHKM do të organizojë konferenca të cilat do të kenë për qëllim shkëmbimin e eksperiencave për luftë kundër pavarësisë, si dhe për atë se si mediat dhe pronarët kanë pasur përfitime më të mëdha nga pavarësia. Konferenca, studime, analiza për ndikimet ndaj mediave, me qëllim që ato të shmangen Si element i rëndësishëm i pavarësisë së mediave është financimi. SHGM do të analizojë në mënyrë konstante reklamimin, sidomos të institucioneve publike. Nxitje e dialogut mes menaxherëve të mediave dhe gazetarëve me qëllim të tejkalimit të ndikimeve Nxitje dhe pjesëmarrje në krijimin e akteve ligjore, që do të përmirësonin gazetarinë dhe statusin e gazetarëve Organizime konstante të trajnimeve për rritjen e profesionalizmit të gazetarëve. Prezantimi i aspekteve të reja të gazetarisë dhe teknikave moderne, new media, teknologji e re, adaptimi për punë në media të ndryshme. Trajnime specifike për redaksitë, me vëmendje të veçantë për nevojat e redaksive gjuhësore. Trajnimet për gazetarët nuk duhet të jenë të vetmet. Që të kuptohet rëndësia për autonominë e profesionit të gazetarit e rëndësishme është edhe përkrahja nga publiku. SHGM duhet të përfshihet në projekte të ndryshme për ‘analfabetizëm mediatik’.

Për Gazetarinë… për SHGM… Për ne

Së bashku jemi më të fuqishëm, dhe prandaj që në fillim angazhohem për një anëtarësi të gjerë, pjesëmarrje të gjerë në të gjitha debatet dhe aktivitetet. Por SHGM duhet të reflektojë modernizëm, të ndjekë prirjet e medieve botërore, standarde të larta, të ngjashme me mediat në vendet e zhvilluara.

Krerët e SHGM-së duhet të jenë pjesë e gazetarëve dhe sfidave të tyre, por edhe vizionarë në hap me më të mirët.


Një SHGM e balancuar në mënyrë të tillë do të arrijë që të bëjë më shumë për gazetarët por edhe ti çojë drejt të ardhmes.


Të gjithë së bashku do t’ia arrimë

Nazim Rashidi 

Publikuar: 19.11.2010 | 06:19
Lexuar: 752 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
rinorollin (19/11/2010 16:31:08) Pėrshėndetje dhe pėrgėzime pėr guximin e marrė si kandidat i denjė nė mbrojtje tė tė drejtave tė gazetarėve nė Maqedoni dhe mendojė se Zoti Nazim i plotėson kushtet si person por edhe si profesionist qė do tė thotė edhe njėherit se ka ardhur koha pėr ndryshime rrėnjėsore nė lėminė e gazetarisė..pėrshėndetje vėllazėrore dhe vetėm pėrpara...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime