Humbja e energjisë është njëra nga karakteristikat e depresionit, thotë Robert Tajer, psikolog dhe profesor në universitetin shtetëror të Kalifornisë. Kur bëhet fjalë për depresionin, sipas fjalëve të këtij psikologu, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë.
Humbja e energjisë është njëra nga karakteristikat e depresionit, thotë Robert Tajer, psikolog dhe profesor në universitetin shtetëror të Kalifornisë. Kur bëhet fjalë për depresionin, sipas fjalëve të këtij psikologu, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë.
Nuk është e panjohur se ushqimi i rregullt dhe aktivitetet e rregullta fizike ndikojnë në gjendjen psikologjike, por është risi fakti që ushtrimet bëhen pjesë e terapisë dhe faktor i rëndësishëm i daljes nga kjo gjendje. Humbja e energjisë është njëra nga karakteristikat e depresionit, thotë Robert Tajer, psikolog dhe profesor në universitetin shtetëror të Kalifornisë.
Kur bëhet fjalë për depresionin, sipas fjalëve të këtij psikologu, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë. Pse? Sepse ushtrimet posedojnë fuqinë e gjenerimit të energjisë, e cila në tru lëviz krahas disa proceseve, përfshirë sekretimin e hormonit të kënaqësisë dhe të qetësisë. Kjo varet nga llojet e ushtrimeve, lodhja dhe sa ushtroni ju. Marrim shembull një shëtitje të shpejtë prej dhjetë minutave. Efekti bazë në disponim është akumulimi i energjisë, e cila ndihet si një rrymë që përshkon trupin.
Më pas vjen ajo ndjenja e çuditshme që ndiejmë në kokë e që nuk mund ta shpjegojmë. Ajo për të cilën nuk kemi vetëdije është puna e sistemit endokrin dhe sekretimi i hormoneve që provokojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe të qetësisë. Ushtrimet e zgjatura, për shembull, një orë aerobik, akumulon energji dhe zhduk tensionin psikik për disa orë të tëra edhe pas ushtrimeve, që ofron kohë të mjaftueshme që statusi hormonal të stabilizohet.