E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E ardhur nga Bronksi, me komeditë romantike ka bërë për vete Hollivudin dhe me baladat e dashurisë ka arritur majat e klasifikimeve në tregun muzikor.
Jennifer Lopez:




Gjithmonë ka pasur ambicie dhe dëshirë për të ecur shumë lart Xhenifer Lopez: modeli i saj pa modesti tregon se është Barbara Streisand. Aktualisht në moshën 40 vjeçe është nënë, bashkëshorte (e popstarit Marc Anthony), aktore, këngëtare dhe producente. Po përgatit albumin e saj të ri “Love”, është protagoniste e fushatës publicitare të linjës “Gucci” për fëmijë dhe, ëmbëlsira për në fund, do të jetë gjyqtarja supreme e shout më popullor në Amerikë “American Idol” (me një rrogë që llogaritet rreth 12 milionë dollarë për sezon).

Lopez e ka firmosur kontratën e edicionit të ri të “American Idol” bashkë me Steve Tyler të “Aerosmith”. Prej janarit sytë e amerikanëve do të jenë mbi të. “Gjithmonë kam qenë e pasionuar pas ‘American Idol’. Është shou më i bukur që kam parë. Më dukej e paimagjinueshme të thosha jo. Pastaj kam edhe shumë avantazhe nga ky vendim: do të qëndroj në Los Anxhelos për gjashtë muaj, mund të kem një orar të rregullt me fëmijët dhe Marc do të ketë mundësi t’i përkushtohet spektaklit të tij. Nuk ka gjë më perfekte se sa kur sheh se gjërat të rrjedhin vaj”.

Kur do të dalë “Love”, albumi juaj i ri?

Po i jap dorën e fundit. Pothuajse ka përfunduar i gjithi. Dua që të jetë perfekt. “Love” përfshin një numër këngësh që flasin për dashurinë. Është një projekt i rëndësishëm për mua, të cilit i kam kushtuar plot dy vjet.

Ju jeni gjithmonë në formë edhe pas lindjes së binjakëve?

Kam punuar shumë për të arritur në formën që doja. Pas lindjes së Emme dhe Max vendosa të merresha me sport. Për tre muaj rresht pa ndërprerje kam vrapuar, pedaluar dhe notuar. Të notoja ka qenë pjesa më e vështirë për mua. Fatkeqësisht nuk më pëlqen oqeani...

Nuk keni frikë se vitet e arta kanë kaluar tashmë për ju?

Aspak. Për mua gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Të ndjek instinktet e mia. Nëse në moshën 30 vjeçe kërkon gjithmonë t’i dëgjosh të gjithë, në moshën 40-vjeçare ndihesh e lirë. Kështu po më ndodh edhe mua në moshën 40 vjeçe: më në fund ndihem e lirë.

A bëni plane në jetë?

Planet në të vërtetë nuk është se të dalin aq shumë. Të gjithë jemi pjesëmarrës të kësaj gare të çmendur: duhen marrë gjërat ashtu si të vijnë, ta administrosh sa më mirë të jetë e mundur dhe pastaj të përgatitemi për dhuratën tjetër të fatit. Në fund të fundit, a nuk është kjo që e bën jetën interesante.

Nëse do të duhej të zgjidhje mes muzikës dhe kinemasë, kë do preferoje?

Përse duhej të zgjidhja. Mund t’i bëj shumë mirë të dyja meqë jam artiste. Janë shprehje të ndryshme të të qenët artist. Kur këndoj, veçanërisht nëse e bëj në spanjisht, më duket sikur ndryshoj karakter. Gjuha ime është anglishtja, por për të qenë një Lopez e vërtetë mësova edhe atë të prindërve të mi që kanë lindur në Portoriko. Aty sapo të mundem do zhvilloj ndonjë koncert.

Po muzika juaj është e njëjta?

Të gjitha albumet e mia kanë qenë një miks R&B, hip hop, balada dhe muzikë “dance”, që kanë pasur influencë të madhe mbi mua në kohën kur jam rritur. Nuk dua të largohem shumë nga rruga, muzika ime duhet të ketë gjithmonë diçka pak origjinale dhe të ndryshme.

Një vit më parë festuat 40-vjetorin e lindjes...

Dita kur mbusha 40 vjeçe ishte më e lumtura e jetës, sepse im shoq më befasoi me një festë shumë të madhe, saqë e harrova sa mbusha. Pak ditë më parë kam takuar Jerry Bruckheimer, i cili do donte të më shihte në ndonjë nga filmat e tij me aksion. Akoma nuk e di se ç’do jetë, sepse nuk jam e vetmja aktore 40-vjeçare që mund ta bëjë diçka të tillë. Megjithatë nuk jam ende gati të interpretoj një grua të qetë 40-vjeçare.

Ju vjen keq që nuk jemi më e “re”?

Sigurisht që më pëlqen të jem e bukur, por nuk jam shqetësuar kurrë për të qenë shumë e dobët apo e re. Sa mirë që edhe në fushën e modës nuk duan më modele të dobëta mbi pasarelë, është një gjë e mirë për të gjithë industrinë.

Komedia juaj e preferuar?

Në fakt janë tri. I pari “When Herry met Sally” që ndryshoi përgjithmonë imazhin e gruas në ekranin e madh. Pastaj “Mëngjes te Tiffany” me të madhen Audrey Hepburn, ikonën e stilit dhe sharmit femëror. Pastaj një kryevepër, “Si ishim” me idhullin tim...

Çfarë ju pëlqen më shumë te një njeri?

Ëmbëlsia, mirësia dhe lëkura e bukur.

Kush ju mërzit?

Mendjemëdhenjtë dhe ata që përpiqen të na bëjnë të dukemi inferiorë. Kam pasur mundësi në jetë të takohem me Mbretëreshën Elizabet dhe Sonia Sotomayor (gjykatëse në Gjykatën e Lartë amerikane, emëruar nga Presidenti Obama) gra të pushtetshme, por shumë njerëzore. Shumë të tjerë nuk kanë të njëjtën sjellje.

Publikuar: 19.11.2010 | 15:33
Lexuar: 1001 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime