E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia është e pranishme në Lisbonë, sepse ne i ndajmë vlerat e njejta me vendet-anëtare të NATO-s dhe bashkarisht me to marrim pjesë në shumë misione, ndërsa në disa segmente madje edhe më shumë se disa shtete anëtare, dhe nga ky aspekt do ta vazhdojmë aktivitetin tonë sepse kjo është rruga dhe qëllimi ynë, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.
Gruevski: Arsyeja qė Maqedonia nuk ėshtė anėtare e NATO-s ėshtė bllokimi grek





Maqedonia është e pranishme në Lisbonë, sepse ne i ndajmë vlerat e njejta me vendet-anëtare të NATO-s dhe bashkarisht me to marrim pjesë në shumë misione, ndërsa në disa segmente madje edhe më shumë se disa shtete anëtare, dhe nga ky aspekt do ta vazhdojmë aktivitetin tonë sepse kjo është rruga dhe qëllimi ynë, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

"Arsyeja e vetme për shkak të cilës deri tani nuk jemi pranuar është bllokimi nga ana e Greqisë për arsye të shantazhimit për ndryshim të emrit dhe indetitetit tonë, diçka që ne e kundërshtojmë dhe për çka kërkojmë të gjindet zgjidhje e cila nuk do të bëjë dëm të madh për shtetin, për qytetarët, për gjithçka që për ne është e rëndësishme. Shpresojmë se në bisedimet dhe kontaktet tona të mëtejshme do të gjehet një zgjidhje e tillë. Për çdo rast kjo është arsyeja e vetme për shkak të cilës edhe formalisht nuk e kemi finalizuar anëtarësimin në NATO", tha Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Kërçovë.

I pyetur se pse presidenti Ivanov, e jo ai e përfaqëson Maqedoninë në Lisbonë, tha se Ivanov është shef i shtetit dhe sipas rangut është më i lartë, kështuqë që ai ka vendosur të shkojë.

Për kritikat e opozitës thotë se janë të pritura dhe se janë tentim për shpërqëndrim të vëmendjes nga disa afera të lidhura me udhëheqësinë e tyre.

"Atë që mund të pres është që ta keqpërdorin aktivitetin tonë dhe luftën që të bëhemi anëtare të NATO-s, por në të njejtën kohë të mos bëjmë dëm të madh lidhur me emrin dhe me identitetin dhe të përpiqen. Pres që gjatë ditëve të ardhshme përmes aktiviteteve të ndryshme t'i fshehin aferat e mëdha të cilat dolën për udhëheqësinë e tyre dhe ta orientojnë mendimin se kjo Qeveri është fajtore që nuk jemi anëtare të NATO-s. Kjo është një strategji e tejdukshme, e parë edhe disa herë", vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Publikuar: 19.11.2010 | 19:03
Lexuar: 202 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime