E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshe, Thaçi - siç raporton Telegrafi - derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera.
Thaēi: PDK partneri mė serioz i SHBA-ve



PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t’i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka ditur ta braktisë qeverinë, ka thënë të premten kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje gjithëpopullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë.

Ndryshe, Thaçi - siç raporton Telegrafi - derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera.

Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit, për faktin se ajo pos tjerash është partneri më serioz i SHBA-së.

Këto komente Thaçi i ka bërë të premten, në një aktivitet kur Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.

Publikuar: 19.11.2010 | 19:34
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime