Interesimi i fëmijëve ishte tepër I madh , kemi punuar një kohë më të gjatë, bëmë disa seleksionime në disa faza dhe më në fund zgjodhëm interpretimet më të mira e më të bukura dhe përgatitëm këtë show
Nxënësit e shkollës fillore prezantojnë talentin e tyre
Sadije Aliti
Nxënësit e shkollës së Tearcës patën mundësi që të shprehin talentin e tyre interpretues para prindërve dhe mësimdhënësve të tyre solemnitetin e rastit të titulluar Tearca ka talent. Kjo shfaqje ishte e organizuar me nxënësit e shkollës fillore Kiril Pejçinoviq në Teracë ku morën pjesë nxënës nga të tre etnitetet ashtu si edhe zhvillohet mësimi në këtë shkollë.
Është hera e dytë që nxënësit e shkollës së Tearcës i shprehin afinitetet e tyre në vallëzim, solokëndim, e dramatizime të shkurta, kryesisht në gjuhën angleze.
Interesimi i fëmijëve ishte tepër i madh , kemi punuar një kohë më të gjatë, bëmë disa seleksionime në disa faza dhe më në fund zgjodhëm interpretimet më të mira e më të bukura dhe përgatitëm këtë shou- theksoi Kacey Molloy, volluntere prej dy vitesh në këtë shkollë nga Korpusi i paqes në Maqedoni.
Vallëzime ritmike, solokëndime, interpretimet e tyre ishin në gjuhën angleze, kanë zgjedhur vete të preferuarit e tyre, këngë e vallëzime që I adhurojnë dhe shprehën dëshirë që aftësitë dhe afinitetet e tyre ti shprehin edhe në skenë .
Interpretimet ishin të mrekullueshme, kishin pusur gjatë kohë bashkë me mësimdhënësit e tyre nga gjuha angleze. Pikët me të mira u vlerësuan nga një juri e përbërë nga anëtarë të Korpusit të paqes, me kryetar drejtorin e këtij korpusi, Stephen Kutzy. Vendi i parë i takoi Arita Osmanit, nxënëse klasës së pestë, për solokëndim, ndërsa pas saj u radhitën nxënëset e klasës së shtatë me një vallëzim ritmik.
Drejtoresha e shkollës Suzana Memeti theksoi se aktivitetet e këtilla janë shumë të qëlluara sespe ata ngacmojnë aftësinë krijuese e interpretuese të fëmijëve duke zbuluar talentin e tyre edhe në skenë, dhe ne çdo herë kemi dhenë mbështetje e përkrahje për organizime të këtilla.
Shou ishte spektakular.Të gjithë fëmijët kishin punuar tepër dhe mundi i tyre ishte i dukshëm ne performancat e tyre, ishte shumë mirë e përgatitur-theksoi Stephen Kutzy, drejtor I Korpusit të Paqes, njëherit edhe kryetar I jurisë që vlerësoi pikët më të mira.
Me aktivitete të shumta në këtë shkollë u shënua edhe dita e drurit, ku nxënësit përgatitën punime për eko-shkollë.