E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe një tubim të madh parazgjedhor, mbajti kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, z.Nevzat Bejta, kësaj radhe në fshatin Forinë. Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe Lideri I BDI-së Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi dhe deputetët Hisen Xhemaili dhe Vullnet Ahmeti.
Bejta: Pas projekteve tona qėndron Ali Ahmeti













“Ne kemi ardhur të ju të themi juve se ne jemi reshtuar pas projekteve dhe pas Nevzat Bejtës, ne jemi reshtuar me fuqinë e plotë në përkrahje të projekteve zgjedhore të Nevzat Bejtës, supëmbisup me Nevzat Bejtën për të realizuar qëllimet të cilat I kemi paraqitur në programin parazgjedhor dhe motoja që e kemi se e mbajmë fjalën është dëshmuar.

Deri më tani kemi mbajtur qindra e qindra tubime ku kanë marrë pjesë me mijëra e mijëra njerëz, askush nga ata nuk më është ngritur në këmbë dhe të më thotë Ali Ahmeti nuk e mbajtët fjalën.

Ne gjatë e mendojmë por kur e japim fjalën edhe qiellin për mjedisi e çajmë por fjalën e mbajmë” tha para banorëve të fshatit Forinë, lideri I BDI-së Ali Ahmeti.

"Për katër vitet e shkuara na ua kthyem krenarinë Forinasve dhe qytetarëve të Gostivarit. Ne katër vitet e shkuar e ndryshuam Gostivarin, për katër vite Gostivarasve ju sollëm suksese, për katër vite qytetarëve të Gostivarit u kemi sjellë siguri, për katër vite na kemi bërë zhvillimin ekonomik të qytetit të Gostivarit.

Këto të arritura i kemi arritur sepse e kemi pasur përkrahjen e qytetarëve të Gostivarit. Bashkë me deputetin Talat Xhaferi arritëm nga fondet e bashkësisë evropiane, agjencioni për rekonstruim evropian të bëjmë kanalizimin e ujërave të zeza dhe atmosferik për gjithë fshatin Forinë, arritëm që me pushtetin qendror dhe me ministrat ta bëjmë shkollën e Forinës.

Jemi duke përgatitur planin urbanistik për fshatin Forinë dhe të gjitha projektet si ndërtimi I hallës sportive, qoftë edhe ndërtimi shtratit të lumit Jahorka, të gjitha këto do të realizohen sepse ne mbajmë fjalën” tha kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta.

Të enjten, tubim parazgjedhor kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, do të mbaj në fshatin Balindoll në ora 17:00 dhe në fshatin Llakavicë në ora 20:00.


Publikuar: 12.03.2009 | 15:05
Lexuar: 854 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime