Në atë që duket se do të jetë performancë e tij e fundit në skenën botërore në rolin e guvernatorit, Shvarcenegeri lansoi rrjetin e klimës "R20", aleancë kjo e liderëve rajonalë të cilët kanë premtuar se do të punojnë së bashku për ta luftuar ndryshimin e klimës. Shvarcenegeri është themeluesi i kësaj ndërmarrjeje të re, një mbrojtës i vetëcaktuar në luftën kundër ndryshimit të klimës.
Karriera e Arnold Shvarcenegerit si guvernator i Kalifornisë do të përfundojë në muajin janar, me shkallën e popullaritetit në 20%, me minus buxheti prej 25 miliardë dollarësh. Por, sikur edhe heronjtë e aksionit, rolin e të cilëve e ka luajtur shpesh, njeriu të cilin njerëzit e kanë quajtur guvernator, tashmë është duke u përgatitur për kthimin e tij.
Në atë që duket se do të jetë performancë e tij e fundit në skenën botërore në rolin e guvernatorit, Shvarcenegeri lansoi rrjetin e klimës "R20", aleancë kjo e liderëve rajonalë të cilët kanë premtuar se do të punojnë së bashku për ta luftuar ndryshimin e klimës. Shvarcenegeri është themeluesi i kësaj ndërmarrjeje të re, një mbrojtës i vetëcaktuar në luftën kundër ndryshimit të klimës.
Në prapaskenë të sallës së performimit të Universitetit të Kalifornisë, Shvarcenegeri gjendet disa momente larg nga zbulimi i formulës, e cila do ta tundë popullatën botërore. Së pari, megjithatë, në dhomën e tij të zhveshjes në prapaskenë gjendet një shportë e mbushur me ëmbëlsira. "Këtu do të ndodhin të gjitha", thotë ai duke e marrë një ëmbëlsirë. Si do t'i qaset ai luftës kundër ndryshimit të klimës? "Unë gjithmonë kam besuar në bërjen e gjërave në nivel global", tha ai.
"Gjithçka që kam bërë deri tani, kam qenë i interesuar ta bëj në nivel botëror, nëse ka qenë në pyetje fitnesi, ushtrimet fizike, argëtimi, aktrimi dhe shoubiznesi". Shvarecenegeri ka gëzuar më shumë se 40 vjet të popullaritetit prej që ka hyrë në botën e bodibildingut. Ai ka pushtuar Hollivudin. Martesa e tij me Maria Kenedi Shrajverin e katapultoi atë në elitën amerikane. Por, tani ai është 63 vjeç. Ai tani merr pjesë i veshur me kostum dhe kravatë në mbledhje sikur kjo që kanë të bëjnë me ambientin.
Ai tha se e sheh një vend për vete në mobilizimin e opinionit botëror dhe për investimin e kapitalit në përkrahjen e projekteve të pastra teknologjike nëpër botë, të cilat së bashku do të ndihmonin në reduktimin e ngrohjes globale. "Mendoj se e kam talentin e të folurit të gjuhës në një mënyrë të tillë që kuptohet nga bota në vend të komplikimit të gjërave", tha ai. Por, mos prisni nga Shvarcenegeri të bëjë turne me tregim të fotografive përmes projektorit.
Versioni i lidershipit të guvernatorit mbështetet në shmangIen e përmendjes së fjalëve ndryshim i klimës dhe emetim i gazrave, të cilat ai mendon se nuk u pëlqejnë disa njerëzve. "Njerëzve u mbesin në kokë sloganet dhe agjendat e tyre të vogla", tha ai. "Gjërat duhet të bëhen më moderne. Ato duhet bërë seksi në mënyrë që të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje". Gjithashtu, duhet udhëhequr i pavarur nga partitë politike. Shvarcenegeri, një republikan, refuzon që ta shohë ambientin sikur një privilegj të rezervuar vetëm për demokratët.
"Ta lëmë politikën anash dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku", deklaroi ai. Shumë prej këtij bashkëpunimi varet nga aftësia e Shvarcenegerit për të mbledhur të famshmit, liderët botërorë dhe publikun. Disa personalitete mund ta marrin përkrahjen nga e liderëve botërorë të cilën mundet ta marrë ai, ose të themelojnë një bazë globale me miliona anëtarë. Shvarcenegeri tha se kishte pritur tërë jetën duke pritur që pjesët të bien në vendin e vet, e pasta ta bëjë lëvizjen e tij.