Shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe të Italisë, Samuel Zhbogar dhe Franko Fratini, u dërguan letër të përbashkët ministrave të punë të jashtme të BE-së, në të cilën tegojnë për rëndësinë e zgjerimit të Unionit drejt Ballkanit perëndimor, kumtoi MPJ sllovene.
Letra është dërguar pardje me qëllim që të nxiten debate rë reja për atë temë në takimet e ardhshme të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Zhbogar dhe Fratini në letër flasin edhe për rëndësinë e liberalizimit të regjimit të vizave me shtetet nga Ballkani perëndimor dhe bënë thirrje për konsensus politik, i cili do të mundësonte, me plotësimin e kushteve të cilat KE ua parashtron të gjitha vendeve, sa më shpejtë të thjeshtëzohet regjimi i vizave.
Që të dy, me atë rast, shfaqën shpresë se përparimi i çështjes së vizave do të realizohet në mandatin e përbërjes së tanishme të Komsionit evropian, shtohet në kumtesën e Ministrisë sllovene. /mia/