Shifra e kompensimit në bazë të gazetës "The Sun" është 500 mijë funte. Gerrard 30-vjeçar u lëndua në fund të ndeshjes miqësore që Anglia e humbi në shtëpi nga Franca me rezultatin 2:1.
Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar se Liverpooli do të kompensohet financiarisht për lëndimin e mesfushorit Steven Gerrard, gjatë ndeshjes miqësore kundër Francës, që u luajt të mërkurën.
Shifra e kompensimit në bazë të gazetës "The Sun" është 500 mijë funte. Gerrard 30-vjeçar u lëndua në fund të ndeshjes miqësore që Anglia e humbi në shtëpi nga Franca me rezultatin 2:1.
Ai do të qëndrojë jashtë fushe katër javë. Në të vërtetë, Liverpooli kishte kritikuar krerët e futbollit anglez pasi që trajneri i "albionëve" Fabio Capello, kishte premtuar se Gerrard do të luajë vetëm një orë.