Në janar prodhimtaria u zvogëlua për 7.5 për qind, nën ndikimin e presionit të recesionit ekonomik botëror. Kjo rënie është dukshëm më e madhe se parashikimet e analistëve të cilët pritnin një rënie prej 3 për qind.
Në komunikatën e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Teknologjisë theksohet se është goditur sidomos prodhimtaria industriale e orientuar në eksport.
Më parë ishte njoftuar se eksporti gjerman në janar shënoi një rënie marramendëse prej 20.7 për qind në nivel vjetor. Ndërkaq, papunësia në këtë shtet të fuqishëm të BE-së në muajin shkurt u rrit dhe tani është rreth 8 për qind./alsat/