E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Protagonist i kinemasë së madhe të viteve ‘80-‘90, pas viteve të tëra heshtjeje, aktori do të rikthehet me “The company man”, që tregon krizën ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës.
Kevin Costner, njė proletar




“Vij nga klasa punëtore dhe nuk e harroj kurrë”

Kevin Costner rikthehet në ekranin e madh të kinemasë me dramën që përshkruan krizën ekonomike botërore “The company men”. Në filmin e shkruar dhe drejtuar nga John Wells, që pritet të shfaqet në SHBA pas 10 dhjetorit , Ben Affleck, Tommy Lee Jones dhe Chris Cooper, janë tre menaxherë të një kompanie gjigante, që paguhen shumë mirë, jeta e të cilëve tronditet nga kriza financiare: Affleck dhe Cooper pushohen nga puna, ndërsa Jones që vazhdon të ruajë vendin e punës ndihet në faj kundrejt shokëve të tij. Costner, 55 vjeç do të luajë rolin e kunatit të Ben Affleck: një biznesmen në fushën e ndërtimit që ndihmon kunatin e ri të rimarrë veten dhe të vazhdojë sërish jetën. Fituesi i çmimit “Oscar” në vitin 1990 për regjinë e filmit “Vallëzim me ujqërit” (dhe si producent i filmit më të mirë të vitit), një superyll i kinemasë së viteve ‘80-‘90, këto vitet e fundit Coster ka qëndruar paska në hije, larg botës së madhe të kinemasë. Por ashtu, si personazhet e filmit të tij të ri, ka ditur si ta shfrytëzojë kohën për gjërat e tij personale. Pas një martese të gjatë nga e cila pati 3 fëmijë, dhe një divorci shumë të diskutuar në vitin 1994, u rimartua në vitin 2004 me Christine Baumgartner, nga e cila pati edhe tre fëmijë të tjerë (më i madhi 3 vjeç, më i vogli disa muajsh). Një baba i mirë, por edhe producent, ambientalist dhe përkrahës i të drejtave të indianëve të Amerikës.

Ky film flet për depresionin e ri që goditi Amerikën në vitin 2008, pavarësisht se filma të tillë në Hollivud nuk pëlqehen shumë.

Pa dyshim. John Wells e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të gjetur paratë për nisjen e xhirimeve në vitin 2008. Vetëm tre muaj më vonë, askush nuk do t’i jepte asnjë kredi për ta bërë këtë. Kjo sepse edhe në Hollivud nuk shihet ndonjë interes i madh për filmat me tema sociale.

Megjithatë, “Up in the Air” me George Clooney dhe “Wall Street 2” i Oliver Stone janë filma që kanë si temë kryesore krizën financiare. Filmi juaj “The company man” ripasqyron situatën vetëm në Amerikë?

Ndonjëherë duhet të dalësh në rrugë dhe të shohësh se si jetojnë njerëzit. Edhe këtu në luksozin “Four Season” në Beverly Hills ka njerëz që mezi jetojnë. E kanë gabim ata që mendojnë se kjo situatë nuk u përket burrave dhe grave të të gjitha shtresave sociale. Burrat për shembull e kanë më të vështirë që të shërbejnë hamburgerë kur më përpara kishin punë që fitonin shumë herë më shumë. Ndërsa gratë mendoj se e kanë më të lehtë të përshtaten.

Këtë e kanë kuptuar edhe në Hollivud?

Ka filluar po nuk është aq aktiv sa në vitet ‘30-të kur menjëherë direkt pas Depresionit të madh, prodhoi shumë filma të bukur mbi vuajtjen e njerëzve.

E gjen veten në filmin tënd të ri, një punëtor i ndershëm dhe i zoti?

Unë vij që andej. Babi im riparonte gjithçka: automobila, frigoriferë, tuba. Unë kur isha i ri shkruaja poezi dhe fantazoja shumë: ai nuk më kuptonte dhe ndihej i zhgënjyer nga unë. Megjithatë, unë kam trashëguar shumë gjëra nga ai; di të ndërtoj një shtëpi nga fillimi në fund. para se të zbuloja botën e kinemasë, punoja si punëtor krahu: fitoja 100 dollarë në ditë. Meqë punoja natën dhe nuk kishte dritë, mbaja ndezur makinën dhe me dritat e saj punoja. Nuk e mbaj mend se sa herë më kanë gjetur në mëngjes me baterinë e makinës të shkarkuar. Kam punuar edhe si shofer dhe për një kohë kam drejtuar edhe barka peshkimi. Vij nga klasa punëtore dhe nuk do ta harroj kurrë këtë. Jam një proletar, edhe pse kam pasur shumë fat në jetë.

Edhe divat e Hollivudit si ju janë prekur nga recesioni? Përreth ka më pak projekte, më pak para...

Sigurisht. Edhe unë vetë tashmë punoj shumë pak, kriza na ka prekur të gjithëve. Është e vështirë të financosh filma si “The company man”: Hollivudi tashmë dëshiron të bëjë vetëm filma për të qeshur dhe me aventura për të rinj. Njëlloj sikur publiku i rritur të mos ekzistonte: e rëndësishme është të tërheqësh në kinema adoleshentët, pasi studiot shpresojnë të nxjerrin fitime që në javët e para të daljes. Mua më interesojnë filma jashtë tendencës dhe modës. Filma të vegjël, të pavarur dhe inteligjentë.

Përse kaq shumë frikë për filmat me temë sociale?

Sepse siç e thashë, sot tërheqin më shumë filma me tema të modës dhe trendi.

Në film ju jeni një burrë i fortë, me vlera, dhe pak i ashpër...Nga kush jeni frymëzuar?

Nga vetvetja. Në fillim m’u ofrua pjesa që më vonë e mori Tommy Lee Joes, por nuk e ndieja veten në lartësinë e duhur. Mora atë rol të vogël, njeriun e mirë, burrin e motrës së Affleck. I kërkova regjisorit të ma jepte mua atë rol. Vetëm pasi John më tregoi se e kishte shkruar atë pjesë për mua, por nuk guxonte të ma tregonte. Por përkundrazi, ai ishte një rol natyral për mua. E gjeta veten mirë, e kam thënë jam një njeri punëtor.

Përse nuk bën si shumë kolegë të tutë hollivudianë që shfrytëzojnë karizmin e të qenët i famshëm për t’u marrë edhe me politikë?

Autorët shpesh kritikohen kur merren me çështje të tilla. Pastaj janë shumë sipërfaqësorë në ato që bëjnë dhe humbasin edhe besimin e publikut. Unë vetë kam paguar 25 milionë dollarë për pastrimin e Gjirit të Meksikës. Por e bëra me dëshirë pa u përzierë me askënd.

Si arritët të bëheshit ky që jeni sot?

Duke parë shumë filma të bukur. Sepse unë dua të jem një model për fëmijët e mi.

Publikuar: 20.11.2010 | 20:20
Lexuar: 782 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime