E mërkurë, 1.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më 1990, në kryeqytetin shqiptar me 250 mijë banorë kishte 13 fusha me përmasa të rregullta, njëlloj si fushat e stadiumeve, ndërsa sot 20 vjet të shkuara, kanë mbetur vetëm 4.
Vėzhgim - Tirana, kryeqyteti pa terrene sportive











Gjergji Mima

-Të rinjtë e kryeqytetit të apasionuar pas sportit, duhet të përpiqen shumë për të gjetur një
terren sportiv në Tiranë, pasi edhe ato pak fusha futbolli, basketbolli, apo tenisi si dhe palestrat sportive, ose janë të zëna nga klubet ose janë me pagesë.

Gjithkush në Shqipëri e ka mendjen për ecurinë e kombëtares së të rriturve apo të klubeve më të njohur në vend, por ndërsa lojtarët kryesorë shqiptarë stërviten në komplekset supermodernë në Evropë, në Tiranë rreth 5 000 futbollistë nga 10 deri në 19 vjeç përbalten në disa të ashtuquajtura fusha.

Më 1990, në kryeqytetin shqiptar me 250 mijë banorë kishte 13 fusha me përmasa të rregullta, njëlloj si fushat e stadiumeve, ndërsa sot 20 vjet të shkuara, kanë mbetur vetëm 4.

Qyteti është trefishuar (të paktën), por fushat janë zhdukur njëra pas tjetrës. Mesatarja është një pjestim i thjeshtë aritmetik, tepër domethënës për të ardhmen e futbollit në këtë vend: një fushë për 187.5 mijë banorë. Nuk besohet të ketë ndonjë qytet në Europë, të
paktën, me një mesatare kaq të ulët.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka ende një projekt konkret në lidhje me këtë problem, ndonëse së fundmi u inagurua fusha e re e futbollit pranë kompleksit “Skënder Halili”, që ishte një investim i Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Futbolli. Investimi
prej 9.5 milionë lekësh ka mundësuar ndërtimin e themelit të fushës,
ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të mundur
pajisjen e fushës me bar sintetik. Por ky kompleks mund t'i shërbejë
vetëm lojtarëve që stërviten në klubin bardheblu.

Nga ana tjetër fusha sportive tek Liqeni Artificial pranë kompleksit sportiv “Dinamo” është prishur pas një projekti të Bashkisë, për t’u shndërruar në një shesh ndërtimi fillimisht e tashmë në një “kosh” të madh mbeturinash, duke i mohuar të rinjve të
kryeqytetit një tjetër terren sportiv.

Në një prononcim për ATSH-në, zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Millan Baçi, thekson se dikur ka pasur shumë më tepër fusha sportive për të rinjtë dhe ekipet zinxhir të klubeve.

Ai numëron fushat e dikurshme. “Kanë qenë 13 fusha, pohon Baçi, te Shkolla Teknologjike, te ish-Shkolla e Partisë, te Farmacia 10, te “Ali Demi” kanë qenë dy të tilla, te shkolla “Bajram Curri”, prapa Shkollës së Bashkuar, në Laprakë, në Kombinat, te shkolla “11 janari” (sot “Edit Durham”), te Pallati i Pionierëve dhe dy anekset e
stadiumeve, “Qemal Stafës” dhe “Selman Stërmasit”.

"Stuhisë" së ndërtimeve kanë mundur t’i shpëtojnë vetëm anekset e stadiumeve, fusha e Laprakës, ajo e Kombinatit dhe njëra nga fushat e “Ali Demit”. Diku betoni ka çarë tokën për të ndërtuar pallate, diku është bërë treg dhe në një vend tjetër është ndërtuar.

Tashmë fëmijët dhe trajnerët që i stërvisin ata i janë "vërsulur" kodrave të liqenit artificial në juglindje të qytetit. “Ne kemi plot 126 ekipe, - shprehet Baçi, - në të cilët bëjnë pjesë rreth 4 500 apo 5 000 futbollistë. Për të gjithë këta kemi në dispozicion vetëm 3 fusha të mbetura në gjendje të mjeruar dhe vetëm një fushë të përshtatshme”.

Fusha e vetme ndodhet në Laprakë, ku kompania turke e ndërtimit, “Gintash”, mori përsipër rikonstruktimin e saj me bar artificial, ndërsa iu dha leja për të ndërtuar kompleksin e saj të pallateve.

Në Ligjin për Sportin, neni 31 i tij shkruan se “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet
publike dhe infrastrukturë”, por në Tiranë ky ligj nuk është marrë parasysh.

Ndërsa të vetmet, që mesa duket i kanë shpëtuar këtij kaosi, janë tre klubet e kryeqytetit, të cilat i stërvisin ekipet e tyre zinxhir pranë fushave ku stërviten skuadrat profesioniste dhe kjo është një plus për zhvillimin e talenteve të reja. Megjithatë edhe këtu ka një problem pasi ekipi i Partizanit nuk ak më një fushë stërvitore, pasi terrenet e kompleksit sportiv 'Partizani" iu rikthyen pronarëve dhe tashmë ata që duan të stërviiten atje duhet ta
bëjnë kundrejt një pagese.

Publikuar: 21.11.2010 | 15:39
Lexuar: 1377 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime