E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rritje e sipër, fëmija juaj që nga i porsalinduri në një foshnje interaktive në moshën 6 muajsh, ai do të fillojë t`ju shfaqë shenjat kur diçka e mërzit apo e shqetëson.
Si tė rrisni njė foshnje tė lumtur




Fytyra e tij ndriçon kur ju hyni në dhomë, apo ai trishtohet kur dikush i merr lodrën e preferuar. Dhe mund ta vëreni që ai aq shpejt e ndërron disponimin nga gëzimi në vajtim, me shpejt se koha kur i jepni cucllën qetësuese. Ky ndryshim tek foshnjat ndodh për shkak të lëvores së tij të trurit, e cila kontrollon reagimet automatike e që ende nuk është në funksion. Me zhvillimin e lëvores së trurit gjatë viteve, fëmija do të jetë në gjendje të kontrollojë më mirë sjelljet dhe disponimin e tij. Si duket fëmija juaj kalon më shumë kohë duke ulëritur sesa duke qeshur, sepse tek foshnjat hidhërimi aktual shfaqet më herët sesa gëzimi. Të qarat dhe shfaqjet e hidhërimit në fytyrë ndodhin për një arsye. Ato shërbejnë si motivim për ta ndihmuar dhe për të përmirësuar çfarëdo që nuk shkon mirë. Por, nëse foshnja juaj qan, si do ta dini nëse ka dhembje, është e uritur apo vetëm e mërzitur?

Një nënë e ndjeshme do të dallojë llojet e të qarave apo të shprehjeve të fytyrës të fëmijës të saj. Vetullat, goja dhe zëri, janë shenja të sistemit të foshnjave. Për shembull, foshnja e hidhëruar fizikisht do të qajë, dhe skajet e gojës do të ulen nga poshtë dhe vetullat do të thyhen në mes. Nga zemërimi, fytyra do ti skuqet, vetullat bien teposhtë, nofulla i shtrëngohet dhe do të fillojë të ulërijë. Fëmija tregon shenja të hidhërimit. Nëse zhurma e lehtë e fëmijës vazhdon të rritet, atëherë ai do të kalon në ndjenja zemërimi. Prindërit duhet ti lexojnë shenjat e disponimit të foshnjës. Foshnjat më të vogla mund të mos ndjehen të lumtura edhe nëse duken të lumtura, sepse ato në të vërtetë nuk janë të vetëdijshme emocionalisht se kur janë duke bërtitur. Qendra emocionale e trurit të foshnjës suaj nuk funksionon deri në muajt 6 – 8, prandaj pas këtyre muajve foshnja fillon ti ndjen emocionet të cilat janë të dukshme në fytyrën e saj. Foshnja juaj ka mënyrën e saj se si iu tregon kur është e shqetësuar. Duhet ta kuptoni temperaturën e foshnjës suaj, që të bëheni më të zot në leximin e shenjave të foshnjës tuaj, kur diçka nuk është në rregull.

Krijoni hapësirë për argëtim

Krevati shumëngjyrësh dhe shija e parë e lëngut të mollës mund të kthejë gëzimin në fytyrën e foshnjës suaj. Por ajo që e bën foshnjën më të lumtur jeni JU. Çelësi i gëzimit të foshnjës suaj është loja dhe komunikimi i foshnjës me ju. Edhe nëse ju nuk po kënaqeni me këtë lojë, fëmija juaj po. Nëse e krijoni këtë të ashtuquajtur komunikim të foshnjërisë, është mënyra më e mirë për të siguruar që foshnja juaj të jetë e lumtur. Loja krijon kënaqësi, por loja gjithashtu zhvillon aftësitë themelore për një të ardhme të lumtur. Gjatë rritjes së foshnjës, loja e pastrukturuar e lejon atë që të zbulojë se çfarë ajo dëshiron – të ndërton ndërtesa nga blloqet, të përgatit porcione me mëlmesa kuzhine, të pikturojë me ngjyra uji…Loja nuk nënkupton kurse të muzikës, sporte të organizuara dhe aktivitete të ndryshme të strukturuara. Loja është ajo çfarë fëmijët zbulojnë, krijojnë dhe ëndërrojnë.

Ndihmoni që të zhvillojnë talentin e tyre

Njerëz të lumtur janë ata të cilët i kanë përsosur aftësitë e tyre. Për shembull, kur foshnja juaj fillon të mësojë për të futur lugën në gojë apo kur bën hapat e para pa ndihmën e askujt, atëherë ajo mëson nga gabimet e saj, mëson për këmbënguljen dhe disiplinën dhe pastaj ajo përjeton kënaqësinë e suksesit në bazë të këto arritjeve. Mësohet të komplimentohet nga të tjerët për këto arritje. Më e rëndësishmja, është se ai zbulon se si të ketë kontroll mbi jetën e tij: Nëse provon diçka, ai edhe mund ta arrijë atë. Hulumtimet tregojnë që kjo ndjenjë e kontrollit është faktor i rëndësishëm për të arritur lumturinë kur të rriten. Sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të ndjekin interesat e tyre, përndryshe nuk do të përjetojnë kënaqësi në sukseset e tyre.

Shëndet i lumtur – fëmijë të lumtur

Shumë gjumë, ushtrime dhe një dietë e shëndetshme janë të rëndësishme për këdo, sidomos për fëmijët. Duke i ofruar foshnjave hapësirë të mjaftueshme për të liruar energjinë e tyre, edhe nëse kjo nënkupton gjuajtjen e këmbëve në ajër apo duke lëvizur para-mbrapa pa u ndalur, e shumë gjëra të tjera, kjo ndihmon që ti disponojë ata. Ju do të duhet ti kushtoni vëmendje çfarëdo lidhjeje mes disponimit të fëmijës dhe ndonjë ushqimi të veçantë; disa prindër arrijnë të kuptojnë që përderisa sheqeri është një shtytës energjie, ai gjithashtu mund të shpie në bezdisje. Alergjitë nga ushqimet dhe ndjeshmërinë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen dhe disponimin e foshnjës. Nëse jeni duke e ushqyer me gji, mund të kuptoni që foshnja bezdiset pasi ju të keni konsumuar ndonjë ushqim të veçantë. Konsultohuni me mjekun e foshnjës nëse qumështi me formula apo dieta janë të lidhura me shenjat e bezdisjes.

Lejojini që të ballafaqohen me probleme

Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, është e rëndësishme për prindërit që të reagojnë në nevojat e foshnjës së tyre. Por pas gjashtë muajsh, nëse vraponi pas çdo lemze të vockël të foshnjës suaj, ju humbisni një mundësi të rëndësishme mësimi. Është mirë ndonjëherë që të lihet foshnja që të qajë, përderisa ju i keni kushtuar të gjithë vëmendjen dhe dashurinë pozitive. Por ju mund të thoni, unë po mundohem të krijoj një fëmijë të lumtur! A nuk duhet t`ia plotësoj të gjitha dëshirat? Në fakt, kjo dashuri e tepërt mund të jetë edhe e gabueshme, të cilën shumica prindërve e bëjnë. Prindërit mundohen, që tërë kohën ti mbajnë fëmijët e lumtur. Por kjo nuk është reale.

Mos u mundoni që përherë të vraponi ti rregulloni gjërat për vogëlushët tuaj. Ata duhet të mësojnë që të tolerojnë pak hidhërim dhe pak jo lumturi. Lejojini që të luftojnë për gjërat e veta, sepse kjo iu ndihmon atyre që të mësojnë të përballen. Në vitin e parë, foshnja juaj do të mësojë shumë gjëra: të ulet, të zvarritet, të kap objekte, të ecën dhe madje në disa raste edhe të flasë. Komplimentimi i bën ata me konfident dhe i kënaq për këto arritje. Pra mos vraponi menjëherë nëse ai rrëzohet lehtë. Por jepini kohë dhe kur ajo që prapë të qohet vet në këmbë. Duke i lejuar vogëlushëve të provojnë eksperienca të ndryshme, edhe nga ato më të vështirat dhe më frustueset, i ndihmoni që të ndërtojnë një rezervar plot me forcë e cila i shpien drejt lumturisë.

Si ti mësojmë fëmijët të bëjnë gjëra të rëndësishme

Gjatë rritjes së fëmijës tuaj, atij duhet ti mësohet se sa gjë e kënaqshme është kur i ndihmohet të tjerëve. Hulumtimet tregojnë që njerëzit që kanë kuptim në jetën e tyre janë më pak depresivë. Bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve është pjesë e madhe e jetës së familjes. Madje edhe fëmijët e vegjël mund të përftojnë nga ky mësim. Në 10 muajt e hershëm ju mund të filloni ti mësoni fëmijët tuaj kënaqësinë për të marrë dhe për të dhënë. Nëse ju i jepni një copë banane, lejojeni që të bëjë edhe ai të njëjtën gjë duke iu dhënë juve ndonjë kafshatë. Tregojini se sa të lumtur ju bën juve ky gjest. Nëse i krehin flokët fëmijës, lejojini që t`iu bëjë të njëjtën gjë edhe juve. Këto momente të vogla mund të ushqejnë një sensibilitet drejt të dhënit dhe kujdesit ndaj tjerëve.

Publikuar: 22.11.2010 | 12:03
Lexuar: 637 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
liridona (29/03/2012 12:39:28) un dua te di se si duhet te sillem ne shkoll me msusen me te moshuarit me msuset me nxensit me invalidet me drejtorin e shkolles etj

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime