Miliona gra mund ta kenë pasur zili Kate Middleton këtë javë dhe jo vetëm për faktin se ajo u grabit nga një princ i kaltër. Shkaku kryesor është ajo që vetë William tha gjatë një interviste, menjëherë pas lajmit
Ne besojmë se do ti kalojmë jetët tona së bashku deri në fund, deklaroi William para miliona telespektatorëve në intervistën e parë që dha së bashku me gruan e tij të ardhshme dhe Princeshën e ardhshme, Katerinë. E ndërkohë, nuk ishte e vështirë që të vije re një sintoni të plotë mes të dyve, besimin e tij tek ajo, të ndjerit mirë të të dyve në praninë e njëri-tjetrit. Këto ishin krejtësisht të dukshme.
Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se William nuk do në asnjë mënyrë që të përsërisë gabimet që ka bërë i ati në jetën e tij private dhe kryesisht me të ëmën. 30 vjet më parë, Princi Çarls i premtoi botën gruas së tij të re, por ndryshoi mendje shumë shpejt. William ditën e intervistës rrezatonte siguri dhe qetësi. Dhe të mendosh që ai në fund të fundit është djali i madh i çiftit problematik Çarls dhe Diana dhe fëmija që treti dhe mbajti brenda vetes gjithë sherret dhe skenat e të dyve, pasi jetoi me ta 11 vjet nën të njëjtën çati. Ishte Ëilliam ai që dëgjonte çuarjet e zërit dhe shihte lotët në sytë e të ëmës.
Mamush mos qaj, i tha në një rast të ëmës që pas një zënke me të atin shkoi me lot në sy për tu mbyllur në banjë. Madje, kur ishte i vogël donte që të bëhej polic për të ruajtur vazhdimisht të ëmën. Ka një teori sipas së cilës fëmijët e prindërve që kanë shkuar keq me njëri-tjetrin dhe që kanë vuajtur traumat e martesave të këqija shpesh tentojnë që të përsëritin të njëjta situata edhe në familjet e tyre kur rriten dhe nëse ka ndonjë kandidat për këtë William mund të duket kandidati më i denjë.
Dhe çështë më e keqja e gjithë fëmijëria e tij u kalua e rrethuar nga prishje të thuajse të gjitha martesave mbretërore, martesat e xhaxhallarëve, hallës, dajës e kështu me radhë. Kjo shpjegon më së miri edhe zgjatjen e madhe të vendimit të martesës, plot 8 vjet nga dita kur ra në dashuri me Kate. Ai ka dashur që vetë personalisht, por edhe Kate të ishin të sigurt për hapin që do të ndërmerrnin dhe këtë e shfaqi edhe gjatë intervistës. Por tani ai është i lehtësuar dhe i qetë. Për herë të parë në jetën e tij ka një familje, Kate. Është e natyrshme edhe lidhja e tij me prindërit e Kate dhe dëshira për të kaluar shumë fundjava me ta dhe madje edhe mbrëmje.
Ai është i lidhur edhe me vëllain dhe motrën e Kate, sepse ndoshta aty ka gjetur qetësinë dhe dashurinë e munguar në familjen e vet të shkatërruar. Pyetja është: sa i madh është rreziku që William të bëhet një bashkëshort i keq si i ati? Sipas një personi që është i afërt me familjen mbretërore nuk ka shanse që ai ti ngjajë të atit në aspektin e marrëdhënieve me bashkëshorten. Çarls ishte 12 vjet më i madh se Diana dhe me shumë përvojë dhe kur kishte probleme shkonte për të folur me Kamilën, apo shoqet e tjera. Ndërsa William dhe Kate janë shumë më tepër partnerë me njëritjetrin. Por William-it i duhet të mësojë për tu bërë një bashkëshort i mirë sikundër Kate i duhet të mësojë për tu bërë një princeshë e mirë.
Në fakt, William dhe Çarls ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe jo vetëm në pamje. Ndërsa Çarls nuk preferon që ti ndyjë duart edhe kur merret me rregullimin e luleve të tij, William gjatë një viti që jetoi në Afrikë lante edhe nevojtoret. Dhe ky është ndryshimi i madh në mentalitet, thjeshtësi dhe modesti, çka e afron William-in me Dianën dhe i jep një vlerë shtesë edhe unazës së saj që William ia dha Kate, si dhe një fejese dhe dashurie e impenjimi. William e mban mend vazhdimisht që e ëma i thoshte që para se ai të bëhej një princ duhej që të ishte një njeri. Diana ishte një njeri i thjeshtë dhe u qëndroi shumë pranë fëmijëve të saj dhe kjo është një garanci që ata do të jenë të ndryshëm nga i ati. Pra do të jetë një bashkëshort i drejtë dhe besnik. Dasitë e Dianës me Çarlsin për shkollimin e të bijve ishin të mëdha që në fillim.
Çarls donte që fëmijët të shkolloheshin në shtëpi me një governante, ndërsa Diana ngulmoi dhe ia doli mbanë që ata të shkonin në shkollë me gjithë fëmijët e tjerë. Vetëm falë Dianës, William dhe Harry mundën që të shkonin në shkolla të zakonshme dhe të përziheshin me fëmijët dhe të rinjtë e tjerë dhe në këtë mënyrë të shmangnin rritjen në vetmi dhe krijimin e problemeve të tjera. Ishte falë Dianës që ai shkoi në universitet dhe takoi Kate dhe të vendoste pastaj të martohej me të. Diana për vetë natyrën dhe ndjeshmërinë që kishte për të varfrit dhe njerëzit në nevojë kërkonte që djemtë e saj të njihnin mirë kryesisht jetën përtej oborrit mbretëror, jetën e njeriut të thjeshtë me të gjitha hallet dhe vuajtjet e tij. Dhe në këtë drejtim, ajo ka qenë tepër largpamëse, sepse janë pikërisht mësimet e saj që do ta bëjnë me siguri William një princ shumë më të mirë se i ati dhe mbi të gjitha një bashkëshort të devotshëm. Në intervistën e kësaj jave, Kate kujtoi se sa shpesh gatuante William për të kur ishin në universitet çka e bëjnë atë shumë të thjeshtë.
Në fakt, jo vetëm thjeshtësia, por çdo gjë parashikon se William do të jetë një bashkëshort i mirë dhe i devotshëm. Ai do të jetë shumë i durueshëm me Kate derisa ajo të mësojë detyrat e saj si një princeshë dhe më pas mbretëreshë. William është një person shumë privat dhe me siguri do të dijë që të ndajë detyrat e tij nga jeta martesore.
Ai është i vendosur që ata këshilltarë mbretërorë, të cilët Diana i quante burrat me kostume gri që i shkatërruan jetën, të mos bëjnë të njëjtën gjë me bashkëshorten e tij të ardhshme dhe të mos e detyrojnë të vërë detyrën para gruas dhe familjes. Sipas një miku të afërt të Dianës, pikërisht këta njerëz janë të aftë që ta masakrojnë një martesë. William dhe Kate do të mbijetojnë vetëm nëse do tia dalin mbanë që të ndajnë gjithçka, të mirën dhe të keqen me njëri-tjetrin. Ata duhet që ti rezistojnë tentativës që ti ndajnë shqetësimet me palë të treta.