E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Filmin kosovar ‘Gomarët e kufirit” që është prodhuar këtë vit, pastaj filmin shqiptar ‘Ne dhe Lenini’ i vitit të kaluar dhe ‘Libertas’ nga Kroacia që është prodhuar në vitin 2006, i kam parë”, ka thënë Krasniqi. “Prandaj, nuk më shtynë që të shkoj dhe t’i shoh si repriza”, ka shtuar ai. Sipas tij, një përzgjedhje e tillë e filmave nuk paraqet ndonjë gjë interesante.
“Hyjnesha nė fron” fut nė konkurrim filma nga “arkivi”








Dramaturgu e skenaristi Arian Krasniqi i ka parë tre nga pesë filmat që janë në garë në edicionin e tretë të festivalit të filmit në Kosovë “Hyjnesha në fron”. Për të, ky ka qenë shkaku që ai të mos e fusë fare në agjendë festivalin që është hapur të shtunën në mbrëmje në Gjilan.

Ani pse filmi kosovar “Gomarët e kufirit” në regji të Jeton Ahmetajt në shtator ka hapur një tjetër festival, “PriFilmFest” - in dhe është konsumuar në ekranin e madh - kjo nuk i ka penguar organizatorët që pikërisht ky film të hapë “Hyjneshën në fron”. Përveç kësaj, nuk ka qenë pengesë as “mosha” e filmave konkurrentë. “Gomarët...” është në garë me filmin shqiptar “Ne dhe Lenini” të Saimir Kumbaros i dhënë premierë në Prishtinë në janar të 2009-s, filmin suedez “Zogu i ngordhur në dollap” produksion i 2008-s. Me “i moshuari” është filmi i regjisorit kroat Veljko Bulajiq, “Libertas” i shfaqur po ashtu në kinemanë vetme në kryeqytet vitin e kaluar. “Risia” i mbetet filmit nga Bosnjë-Hercegovina, “Circus Columbia”, i cili ka hapur me premierën e tij Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe është kandidati i BH-së për “Oscar”-in e filmit më të mirë të huaj.

“Filmin kosovar ‘Gomarët e kufirit” që është prodhuar këtë vit, pastaj filmin shqiptar ‘Ne dhe Lenini’ i vitit të kaluar dhe ‘Libertas’ nga Kroacia që është prodhuar në vitin 2006, i kam parë”, ka thënë Krasniqi. “Prandaj, nuk më shtynë që të shkoj dhe t’i shoh si repriza”, ka shtuar ai. Sipas tij, një përzgjedhje e tillë e filmave nuk paraqet ndonjë gjë interesante.

“Nëse organizatorët e kanë parë të arsyeshme t’i japin një festival qytetit atëherë është çështje tjetër. Mirëpo nga aspekti i programit nuk e shoh të arsyeshme që këta filma të shfaqen”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se vendit i nevojiten festivale të profilizuara lokale ose kombëtare. “Nëse Gjilani ose një qytet tjetër dëshiron një festival le ta bëjnë një profil të veçantë. Përndryshe, repriza e tyre filmave nuk e di se çfarë interesimi mund të ngjallë te publiku. Si ngjarje kulturore në Gjilan, është e mirë”, ka thënë Krasniqi.
As regjisori Jeton Budima nuk gjen arsye që t’i bashkohet publikut në Gjilan.

“Hiq ‘Gomarët e kufirit” që nuk është ku me ditë çfarë filmi, të tjerët janë të mirë, mirëpo janë të vjetër. Nëse ky festival ka karakter garues, atëherë do të duhej që të kishte filma premierë ose tekefundit të jenë filma të cilët janë prodhuar në fund të vitit 2009 e këtej, e jo të ketë filma të vitit 2006. Tjetër gjë do të ishte sikur ky festival të mos ishte me karakter garues”, ka thënë Budima. Ai thotë se nëse një festival mëton të jetë serioz dhe të sjellë cilësi, atëherë duhet ta organizojë dhe të ketë filma të cilësisë dhe të prodhimit më të mirë të mundshëm. “Nuk duhet që festivali të bëhet vetëm pse duhet të bëhet”, ka thënë Budima.

Por pesë filmat garues kanë mundësi të fitojnë nga dy çmime për shoq. Organizatorët kanë vendosur që me vetëm pesë filma në program, të ndajnë dhjetë çmime.

“Është disi e pakuptimtë”, thotë Budima.

Mirëpo mendim krejt ndryshe ka drejtori artistik i festivalit “Hyjnesha në fron”, Imer Mushkolaj. Ai thotë se përzgjedhja e filmave është bërë duke u bazuar në cilësi dhe jo në sasi.

“Ne kemi mundur të kishim edhe më shumë filma. Mirëpo, ajo çka unë kam dashur në këtë festival është pjesëmarrja e filmave cilësorë. Ndërsa çmimet janë të zakonshme në secilin festival’, ka thënë ai. Edicioni i dytë i “Hyjnesha...” u mbajt më 2004 në Pejë, përderisa i pari, më 2002, në Gjilan. Edicioni i sivjetmë u paralajmërua se do të mbahej në Gjakovë në muajin korrik, pastaj u shty për në shtator. Lajmi që ai do të rikthehej në Gjilan u dha vetëm një javë para se të hapet festivali.

“Moshën” e filmave, Mushkolaj e arsyeton pikërisht me pauzimin që ka bërë ky festival.

“Prandaj ne jemi detyruar që këtë vit të pranojmë edhe filma të cilët janë të vjetër deri në pesë vjet. Mirëpo kjo nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm nëse mbahet festivali’, ka thënë Mushkolaj. Për të as konsumimi i tre prej pesë filmave sa janë në konkurrencën e festivalit nuk paraqet ndonjë problem.

“E di që tre nga këta filma janë dhënë në Prishtinë. Mirëpo festivali është duke u mbajtur në Gjilan dhe 90 për qind e publikut është i këtij qyteti dhe ky publik nuk i ka parë këta filma”, ka thënë Mushkolaj, Por ai nuk pranon që kjo e bën festivalin një ngjarje kulturore lokale. “Nuk do të thotë që një festival është kombëtar nëse mbahet në Prishtinë. Mirëpo edhe filmat janë përzgjedhje e duhur dhe nga regjisorë të mëdhenj. Nuk është asgjë e madhe nëse një film sikur ‘Libertas’ i regjisorit me nam Veljko Bulajiq është i vitit 2006, sepse është nder që një festival të ketë një film nga ky regjisor”, ka thënë Mushkolaj.

Për një çmim në “Hyjnesha në fron” - të cilin Ministria Kulturës e ka mbështetur më 10 mijë euro - do të garojnë edhe kineastët e rinj kosovarë, filmat e shkurtër e të cilëve do të shfaqen në kuadër të programit “Cinema of the Future”. Përveç pjesës garuese, në festival do të zërë vend edhe pjesa reviale. Për të krijuar një ide për zhvillimin e filmit ballkanik para 20 vjetësh, jashtë konkurrencës do të shfaqet filmi “Largimi nga Paskvelija”, i regjisorit maqedonas Ivan Mitevski. Do të shfaqet filmi dokumentar “The Age of Stupid”, i regjisorit Franny Armstrong. Në kuadër të festivalit do të mbahet tryeza “Kosova dhe perspektiva e filmit ballkanik”. Ndërkaq, do të lansohet edhe gara për skenarin më të mirë, fituesi i së cilës, gjatë vitit 2011 do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Publikuar: 22.11.2010 | 03:17
Lexuar: 674 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime