Në pjesët perëndimore pritet reshje deri në 30 litra në metër katror. Pasdite dje gjatë natës do të fryejë erë herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor. Presioni i ajrit dukshëm do të bjerë për rreth 10 njësi matëse.
- Reshje intensive të shiut dhe erë e përforcuar pritet ta përfshijnë Ballkanin dhe Evropen në orët e pasditës, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në pjesët perëndimore pritet reshje deri në 30 litra në metër katror. Pasdite dje gjatë natës do të fryejë erë herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor. Presioni i ajrit dukshëm do të bjerë për rreth 10 njësi matëse.
Sonte dhe nesër në mëngjes vende-vende do të ketë reshje më intensive të përcjellë me bubullima dhe erë të fuqishme, i cili në disa momente do të arrijë shpejtësi prej rreth 80 km/h.
Gjatë ditës së nesërme reshjet do të jenë më të rrëmbyshme në zonat lindore.
Nga dita e mërkurë deri nga fundi i javës do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më të ftohtë me reshje lokale të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male dëborë.