Bashkimi Demokratik për Integrim votëbesimin sonte do ta kërkoj nga banorët e Kumanovës ndërkohë mbrëmë në pallatin e kulturës në Tetovë organizoi një tribunë ku temë kyçe kanë qenë projektet nga sfera infrastrukturore.
Bashkimi Demokratik për Integrim votëbesimin sonte do ta kërkoj nga banorët e Kumanovës ndërkohë mbrëmë në pallatin e kulturës në Tetovë organizoi një tribunë ku temë kyçe kanë qenë projektet nga sfera infrastrukturore.
Në tribunë ka marë pjesë kreu më i lartë i BDI-së më në krye Ali Ahmetin, si dhe kandidati presidencial i kësaj partie Buxhaku dhe kandidatët tjerë për kryetarë komunash. Gjatë fjalimit të tij lideri i BDI-së Ahmeti ka numëruar projektet e realizuara nga kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së.
Të gjithë së bashku, shqiptarët së bashku, qytetet tona së bashku por edhe me bashkësitë e tjera vetëm duke ndihmuar njëri tjetrin vetëm duke punuar zellshëm mund të integrohemi në bashkimin Europian dhe në NATO ti bashkangjitemi Shqipërisë e cila është në NATO, që është fakt që duhet të na gëzoj të gjithë ne dhe së bashku me shtetin më të ri Kosovën, dhe me të gjithë fqinjët të ndërtojmë marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë, Agron Buxhaku.
Para disa kohësh është shpallë tender ndërkombëtar për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë Qaf-Thanë që lidhet me Shqipërinë, që do të thotë shumë për shqiptarët e Maqedonisë, që do të thotë shumë për Shqipërinë, që do të thotë shumë për rajonin.
Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe, ku gjuha shqipe me këtë ligj është në përdorim të plotë në parlamentin e Maqedonisë. Hapja e dy fakulteteve në gjuhën shqipe në Kumanovë, si pjesë e Universitetit të Tetovës, theksoi Ali Ahmeti./Alsat-M/